Futboll Premier League

Mbreti Salah shkruan historinë, triumfon përsëri në Premier League

Mohamed Salah ka marrë për të tretën herë çmimin “Lojtari i Muajit” në Premier League për këtë sezon (2017-2018). Sulmuesi egjiptian falë paraqitjeve pozitive të bëra me fanellën e Liverpool ka bërë që të vlerësohet si lojtari më i mirë për muajin mars. Kjo është hera e parë në historinë e kampionatit anglez që një futbollist arrin të marrë këtë trofe tre herë brenda një sezoni të vetëm.

Ai për herë të parë e mori këtë çmim në muajin nëntor, më pas në muajin shkurt dhe të tretin në mars. Gjashtë golat e realizuar muajin e kaluar e bënë atë golashënuesin më të mirë dhe të vazhdonte para në garën për “Këpucën e Artë” për këtë edicion.

Ai shkoi në total 29 gola deri më tani duke u bërë afrikani i dytë pas Didier Drogbasë që e arrin këtë shifër në Premier League vit futbollistik.

“Ndihen shumë mirë që e fitova përsëri, kemi arritur rezultate të mira këtë muaj. Natyrisht kjo është shumë e rëndësishme”- ka thënë 25-vjeçari.

Ai shpreson që të tejkalojë rekordin e më shumë golave të shënuar në një sezon në 38 ndeshje të Premier League. Rekord që e kanë mbajtur; Alan Shearer (1995/96), Cristiano Ronaldo (2007/08) dhe Luis Suarez (2013/14) me 31 gola.

“Jam shumë krenar që po luftoj për të thyer këtë rekord golash në Premier League. Unë mendoj për secilën ndeshje. Ky është objektivi im, dua të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën që të fitojë përsëri. Kemi ende në luajë edhe pesë ndeshje përpara, është një shans i madh, le të shohim”- ka thënë ylli i “The Reds”.

Salah u votua nga një panel ekspertësh, kapitenët e Premier League dhe tifozët për këtë çmim, ku në garë ishin edhe pesë kandidatëve të tjerë: Son Heung-min, Romelu Lukaku, David Silva, Cenk Tosun dhe Chris Wood.

Related posts

“PLESHTI” VENDOSI TË QËNDROJË NË “CAMP NOU”/ Ish-presidenti i Barcelonës: Nuk besoj se prania e Messit do të…

Delo.autor

Interi befason skuadrat e mëdha, gati ‘oferta e çmendur’ për Harry Kane

Q.Autor

ZBULON MESAZHIN E LAMTUMIRËS NGA HAZARD/ Mbrojtësi i Chelseat: Është e pazakontë…

Delo.autor

Leave a Comment