Futboll Premier League Sport

Diego Simeone flet për stolin e Arsenal: Nuk kam pasur kontakte me klubi anglez

Diego Simeone ka mohuar zërat e ditëve të fundit, për një kalim të mundshëm te Arsenal. Arsene Wenger deklaroi të premten e kaluar se do të largohet nga “Emirates Stadium” në fund të sezonit. Menjëherë mediat hulumtuan për emrin e ri të trajnerit që do të marrë drejtimin e “Topçinjëve”. Në listë i pari ishte Luis Enrique dhe së dyti, argjentinasi i Atletico Madrid, Diego Simeone.

Në deklaratën për shtyp, para gjysmëfinales së Ligës së Evropës, që do të luajnë sonte ndaj Arsenal, 47-vjeçari foli edhe për mundësinë e zëvendësimit të teknikut francez.

“Jo, nuk kam pasur kontakte me asnjë nga drejtuesit e Arsenal. E vetmja gjë që më vjen në mendje për Wenger, është admirim. Ai duhej të rindërtonte vetën. E shoh vetën si një trajner të ri dhe dua t’a vëzhgoj atë dhe të mësoj nga ai. Vendi që ka zënë në futboll është i mrekullueshëm. Duke pasur parasysh dashurinë që ka dhënë për Arsenal, ai vazhdon me dëshirë të madhe që ekipi i tij të fitojë. Është e mrekullueshme të marrësh ide dhe këshilla nga një trajner si ai. Jemi të gjithë të motivuar. Arsenali do të na kërkojë që të japim më të mirën tonë”- ka përfunduar tekniku i madrilenëve.

Legjenda e Manchester United, Gary Neville në një prononcim për median britanike, pak ditë më parë deklaroi se: Simeonë është zëvendësuesi i denjë për Arsenal. Trajneri i gjigantëve të La Liga-s, flitet se mund të shkëpusë kontratën me Atleticon, pasi ka kërkuar një aventurë të re në një tjetër kampionat, dhe pse jo ai anglez do të ishte i duhuri për të.

Arsenal – Atletico Madrid, luajnë sonte në orën 21:05 në “Emirates Stadium” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Europa League.

Related posts

SUPERKUPA KALON NË VIJAT E PARA/ Zhiru kundër Lautaros, 2 “vrasës” për 1 finale

F.autor

ZYRTARE/ Inter përforcon mbrojtjen deri në vitin 2023 me lojtarin e njohur

Isa.Autor

PARA PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI DHE MIQËSORE ME TEUTËN/ Klubi grek solidarizohet me shqiptarët, ja deklarata

Delo.autor

Leave a Comment