Futboll

Vangjeli u bën thirrje tifozëve: Do e tregojmë sesa të fortë jemi

Kristi Vangjeli nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja kundër Flamurtarit për shkak dëmtimit, megjithatë mbrojtësi i djathtë motivoi bardhekuqtë për këtë takim.

Situata – “Të them të drejtën nuk kemi luajtur mirë ndaj Vllaznisë. Pësuam gola prej gabimeve tona.  Kemi luajtur dhe mirë, por dhe gabua. Shkodranët përfituan dhe morën rezultatin që kërkonin. Kishim raste të mira për të arritur fitoren, por kishim presion. Besoj se ekipi i Skënderbeut di që të kalojë situata të tilla. Besoj se do e kalojmë”.

Fitimi i Kupës – “Duhet të besojnë tifozët, pasi kemi një superekip në fushë. Jemi në një nivel të lartë. Ne do e tregojmë sesa të fortë jemi dhe duhet ta fitojmë këtë trofe që na ka munguar”.

Mbështetja e tifozëve – “Tifozët duhet ta mbështesnin dhe Skënderbeut, pasi kështu jemi më të sigurt”.

Related posts

“NDRYSHON LËKURË”/ Real Madrid prezanton fanellat për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

RIKTHIMI NË ITALI? Ancelotti: Ky është vendi më i bukur në botë, dy herë isha…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIM NË EKIP/ David Beckham merr shokun e tij trajner tek Inter Miami

Delo.autor

Leave a Comment