Futboll Premier League Sport

DEKLARATA PARA NDESHJES ME SOUTHAMPTON/ Klopp: Ja arsyeja që luftoj për titullin e Premier

Liverpool do të kërkojë të marrë përkohësisht kreun e Premier League mbrëmjen e sotme në ndeshjen që do të luajë në fushën e Southampton, e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit anglez.

Një nga arsyet pse Liverpool është kthyer të luftojë për titullin në kampionat ka qenë mbrojtja, që është më e mira deri tani në këtë sezon të Premier League.

Ylli i këtij reparti është Virgil van Dijk, i cili do të kthehet mbrëmjen e sotme në “St Mary Stadium”, prej ku u largua në janarin e 2018-ës për 84 milionë euro.

Jurgen Klopp ka thënë se ai nuk është befasuar aspak nga suksesi i holandezit me “Të Kuqtë”. “Nëse paguan atë shumë që ne paguam, duhet të jesh 100% i bindur për atë që po bën dhe ne ishim”, ka thënë gjermani.

“Kur një lojtar arrin në nivelin që do, fiton më shumë besim te vetja. Ka bërë shumë ndeshje të mira me ne. Ai ka luajtur në këto nivele edhe kur ishte te Sotuhampton, por e gjithë bota nuk e pa”, ka përfunduar Klopp.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Milan dhuron spektakël ndaj Spal dhe kualifikohen në çerekfinale

Delo.autor

HUMBJA NDAJ SEVILIAS/ Marselo: Jam dëmtuar, por më shumë më dhemb…

Isa.Autor

Mkhitaryan i jep dritën e gjelbër Interit

Delo.autor

Leave a Comment