Futboll Premier League Sport

Viera konsideron rikthimin tek Arsenal: Jam gati të trajnoj në Europë

Patrick Viera do të konsideronte një rikthim tek Arsenal për t’u ulur në stolin e klubit pasi të jetë larguar Arsene Wenger – dhe pranon se është gati për një rol në Europë.

Trajneri veteran Wenger ka shpallur në fund të javës së kaluar se do të largohej nga klubi londinez në verë pas 22 viteve në krye.

Viera, i cili aktualisht trajnon New York City-n në MLS, nuk është kontaktuar nga Arsenal por konsiderohet si një nga kandidatët për të zëvendësuar Wenger. Ish-trajneri i Barcelona-s Luis Enrique është në krye të listës për vendin e punës, siç zbulohet nga Sportsmail.

Ish-lojtari i Francës beson se e ardhmja e afërt është në New York, megjithëse kontrata e tij me klubin skadon në fund të vitit.

Pas një starti të mirë të sezonit – New York është në krye të konferencës lindore – ai refuzon të mohojë një rikthim të mundshëm tek Arsenal, ku ka luajtur për 9 vite.

“Mendërisht e di se çfarë po ndodh, se çfarë po thonë njerëzit,” shprehet Viera për The Times.

“Jam i lumtur që emri im përflitet për stolin e Arsenal por sinqerisht nuk është diçka që do të më pengojë në punën që po bëj. Nuk po thems e dua të largohem. Por jam gati të trajnoj në Europë.”

Related posts

Pas interesimit të United, Chelsea merr vendimin për Eden Hazard

Q.Autor

PËRGATITJET PËR SFIDËN NDAJ KUKËSIT/ Trajneri serb i Slavias së Sofias dhuron spektakël në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Sadiku sërish në tribunë, Sociedadi kalon lehtësisht Levanten

Q.Autor

Leave a Comment