Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Barazim mes Frankfurtit dhe Chelsea, finalisti vendoset në “Stamford Bridge”

Frankfurt dhe Chelsesa kanë barazuar 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Europa League të zhvilluar në Commerzbank-Arena.

Kjo ishte gjysmëfinalja e nëntë e The Blues që kur Roman Abramovic bleu klubin në vitin 2003, asnjë skuadër nuk ka luajtur në më shumë gjysmëfinale (Barcelona gjithashtu ka nëntë).

Ishte sulmuesi më i kërkuar i momentit Luka Jovic ai që ka shënuar golin e avantazhit për vendasit në minutën e 23’ të takimit.

Kur dukej sikur miqtë do të hynin të zhgënjyer në dhomat e zhveshjes, Pedro ka barazuar rezultatin pak sekonda përpara pushimit.

Sulmuesi spanjoll ka shënuar 4 gola dhe ka përgatitur 3 të tjerë në gjashtë ndeshjet e fundit të Europa League.

Në pjesën e dytë, mundësitë për të shënuar golin e avantazhit ishin për Chelsea-n, por lojtarët e Sarri-t kanë shpërdoruar shumë.

Në fund, anglezët duhet të kënaqen me një barazim në Gjermani dhe do të mundohen të marrin një fitore në Stamford Bridge.

Related posts

United vs. Tottenham & Chelsea vs. Southampton, hidhet shorti i gjysmëfinaleve të FA Cup

Sadik.Autor

BOKSI NË ZI/ Ndërron jetë 27 vjeçari shqiptar në Kroaci. Ai…

Sadik.Autor

LAZIO NËN HETIM/ Portieri Strakosha duhet të bëjë test ADN-je për llogari të Prokurorisë, ja për çfarë akuzohet…

Delo.autor

Leave a Comment