Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO PARA 8 VITESH”/ Të dy ekipet spanjolle “furnizohen” me talente, ja ku ishin yjet e sotëm

Kanë kaluar 8 vite nga koha kur Reali i Madridit dhe Barcelona rivalizonin njëri-tjetrin në të gjitha kompeticionet. Sot në dy ekipet më të mëdha spanjolle ka shumë lojtarë të rinj, të cilët dikur e shihnin nga larg këtë supersfidë.

“Marca” tregon se ku ishin 8 vite më parë futbollistët që sot do të zbresin në fushën e lojës. Vinicius ishte vetëm 10 vjeç, ndërsa të tjerë aktivizoheshin nëpër ekipet e moshave dhe sapo kishin nisur rrugëtimin në futboll. Por ka edhe nga ata si Marselo, Ramos, Benzema, Pike, Buskets, Mesi, të cilët ishin shumë të rëndësishëm për ekipet respektive.

Real Madrid

Kejlor Navas- Ishte portier te skuadra e Albasetes. Po rritej me performancat e tij dhe tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha.

Dani Karvahal- Luante në skuadrën Segunda B me ekipin e të rinjve të Realit të Madridit.

Rafael Varan- E nisi sezonin me të rinjtë e Lensit në Francë, por me paraqitjet e tij arriti që në nëntor të grumbullohej nga skuadra e parë. Për pak muaj zbarkoi në Madrid.

Serxho Ramos– Ai ishte i padiskutueshëm në skuadrën e Realit të Madridit. Lider i mbrojtjes dhe “ushtar” i Zhoze Murinjos.

Marselo- Ishte sezoni i tij i pestë te Reali i Madridit. Aktivizohej gjithmonë në krahun e majtë dhe ishte një lojtar i rëndësishëm për madrilenët në atë “El Clasico”.

Kasemiro- Luante në Brazil me ekipin e Sao Paolos dhe duhet të kalonte një tjetër sezon për t’u transferuar te të rinjtë e Realit të Madridit.

Toni Kros- Ishte te Bajerni i Mynihut që u eliminua nga skuadra e Interit në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Luka Modriç- Totenhemi ishte duke shijuar performancat e një ylli. Pastaj Reali i Madridit nuk mund ta humbiste dhe vendosi ta transferonte.

Lukas Vaskez- Në atë sezon kaloi nga Juvenil te Real C. Aktivizohej në ligën e tretë spanjolle. Ta mendosh që sot, Santiago Solari e konsideron si një lojtar kryesor të formacionit të tij.

Karim Benzema- Kishte dy sezone te Reali i Madridit. Ishte sezoni kur Zhoze Murinjo e quajti “mace”, ndërsa ai u përgjigj se ishte një luan. Pati rëndësi në duelet klasike.

Vinicius- Ishte vetëm 10 vjeç dhe sapo nisi futbollin duke ëndërruar skenat e mëdha. Flamengo ishte ekipi i tij i parë.

Barcelona

Ter Shtegen- Në atë sezon ishte pjesë e të rinjve të Gladbahut dhe kaloi në ekipin e parë. Në 10 prill debutoi në Bundesligë.

Serxhi Roberto- Në ndeshjet klasike vendimtare debutoi me Barcelonën në gjysmëfinalet e Champions-it në “Bernabeu”.

Xherard Pike- Një nga personazhet kryesore të atyre ndeshjeve ku Barcelona dhe Reali luftonin për gjithçka. Lengle- Ishte 15 vjeç dhe sapo u transferua tek akademia e Nansit.

Hordi Alba- Aktivizohej te Valencia, ku nisi të pranonte të luante si mbrojtës krahu. U bë shumë i rëndësishëm në këtë skuadër dhe Barcelona nuk mund ta humbte një element të futbollit spanjoll.

Serxhi Buskets- Element i rëndësishëm i Barcelonës së Guardiolës. Të mendosh që ishte thjesht sezoni i tij i dytë në ekip.

Ivan Rakitiç- Në merkaton e janarit u transferua në La Liga dhe humbi në debutim me Realin e Madridit 2-0.

Arturo Vidal- Po luante sezonin e fundit me skuadrën e Leverkusenit, përpara se të transferohej te Juventusi. Lionel Mesi- Lider absolut i Barcelonës, edhe pse ishte vetëm 23 vjeç.

Luis Suarez- Në merkaton e janarit u transferua nga Ajaksi drejt Liverpulit, në momentin që Fernando Torres u largua nga të kuqtë për të firmosur me Çelsin.

Filipe Kutinjo- Sapo ishte transferuar në Europë për t’u aktivizuar me Interin. Por braziliani nuk qëndroi shumë te zikaltrit, pasi nuk po gjente hapësira. Kaloi tek Espanjoli si huazim.

Related posts

E FRIKSHME/ KAOS në Itali, tifozët e JUVENTUSIT futen në FUSHË për të…(VIDEO)

Isa.Autor

MANDZUKIC DREJT LARGIMIT NGA JUVENTUS/ CR7 shikon si një partner ideal për sulm yllin…

Delo.autor

REFUZON KALIMIN TEK INTER/ Nuk largohet ylli i “Topçinjëve” pasi…

Isa.Autor

Leave a Comment