Futboll La Liga Sport

Plani ambicioz i Barcelonës për të dominuar Evropën

Dy tituj të fituar në këtë sezon, por Barcelona nuk është e kënaqur. Eliminimi nga Liga e Kampioneve djeg dhe blaugranat ndihen keq që rivalët e tyre historikë kanë dominuar kontinentin në dy vitet e fundit dhe kanë shansin që ta fitojnë Champions-in për herë të tretë radhazi.

Në Barcelonë mendojnë se ka ardhur momenti që ky superioritet i Real Madridit të përfundojë në kontinent. Plani i madh për ta kthyer skuadrën blaugrana në majë të botës është gati.

Pikë së pari, një futbollist i cili prej kohësh ndiqet nga klubi katalanas është Antoine Griezmann. Francezi ka pasur kontakte me drejtuesit e Barçës dhe pritet që me nisjen e merkatos në verë të realizohet edhe transferimi. Madje bashkëshortja e tij ka parë edhe për banesë në kryeqendrën katalanase. Por, te Barça nuk duan t’ia lënë të gjitha gjërat fatit. Sulmuesi i Atletico-s mund të ndryshojë mendje, nisur nga fakti që bardhekuqtë e duan atë në skuadër, ndërsa Manchester United nuk i ndahet. Trajneri i anglezëve, Jose Mourinho, prej kohësh e ka kërkuar dhe nuk heq dorë nga qëllimi për ta pasur.

Alternativa për francezin quhet Eden Hazard. Ylli i Chelsea-s mund të bëjë shumë mirë te blaugranat, dhe trajneri Ernesto Valverde e vlerëson. Duhet thënë se mesfushorin anësor me tipare sulmuese e pëlqen edhe Real Madridi. Prej muajsh është shkruar për një kalim të tij në Madrid.

Një emër tjetër që te blaugranat vlerësohet së tepërmi është Angel di Maria. Argjentinasi në deklaratën fundit u shpreh se PSG mund ta shesë dhe Barça është gati të investojë për të. Të tre këta futbollistë mund të luajnë në të tria pozicionet në sulm, e kjo bën që të vlerësohen maksimalisht nga trajneri Valverde.

Related posts

NUK KA TË SIGURTË FORMACIONIN TEK ROMA/ Strootman drejt klubit të madh francez

Isa.Autor

Ilir LATIFI një “luan” i vërtetë, sfidon kundështarin: Mos dil në pension frikacak

Isa.Autor

KËRKON ME NGULM RIKTHIMIN/ Barcelona ofron 4 lojtarë për të marrë shërbimet e Neymar

Delo.autor

Leave a Comment