Futboll Premier League Sport

TRASFERIMI I BUJSHËM/ Man City zëvendëson yllin e mesfushës me londinezin 60 milionësh

Talenti i West Ham Declan Rice është duke u përfolur si lojtari që do të zëvendësojë Fernandinho-n te Manchester City.

Fernandinho ka që prej vitit 2013 te City dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Pep Guardiolas këtë sezon.

Por braziliani mbush 34 vjeç në maj dhe Pep Guardiola e di që duhet të gjejë një zëvendësues afatgjatë për mesfushorin.

Por do të jetë shumë e vështirë për të transferuar Rice nga London Stadium dhe thuhet se West Ham nuk do të konsideronte asnjë ofertë nën 60 mln euro.

19-vjeçari sapo ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me një rrogë 50,000 euro në javë por The Sun pretendon se drejtuesit e City-t kanë dalluar ngjashmëri me Fernandinho-n për mënyrën se si lexon ndeshjen.

Raportohet se Guardiola do të vazhdojë ta monitorojë zhvillimin e Rice përgjatë sezonit, me trajnerin e City-t që kërkon të shohë nëse ai do të tregojë vazhdimësi.

Related posts

FLIK TEK GJERMANIA SI PASUES I LOW? Birehoff: Ne nuk kemi një kohë të pafund për të zgjedhur, por…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Debutuesi Bajrami: Luajtëm shumë mirë, shpresoj të shënoj ndaj San Marinos…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Lecce. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment