Futboll Premier League

West Ham “vret” shpresat e Chelsea për një vend në Champions League

Chelsea nuk shkon përtej barazimit 1-1 në derbin e luajtur kundër West Ham në “Stamford Bridge” dhe praktikisht nuk ka më shanse për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm…

Kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta nga fundi i pjesës së parë Cesar Azpilicueta kaloi në avantazh “blutë” gjatë një goditje nga këndi, e pasuar nga një rrëmujë në zonën mike.

Avantazhi i Chelsea ishte i merituar, por “blutë” shpërdoruan shumë mundësi për të shënuar golin e dytë, përfshi edhe dy gola të Alvaro Morata të anuluar për pozicion jashtë loje të spanjollit.

Nëse nuk shënon do e pësosh dhe kjo i ndodhi skuadrës së Antonio Conte, rreth 15 minuta para fundit.

Trajneri i West Ham, David Moyes, gjen zëvendësimin e duhur duke hedhur në fushë Javier Hernandez dhe sulmuesi meksikan e shpërblen, duke shënuar pas vetëm tre minutash lojë, pas pasimit të marrë Marco Arnautovic.

Me barazimin 1-1, Chelsea mbetet në vendin e pestë, plot 10 pikë larg nga Tottenham i vendit të pestë, kur të dyja ekipet kanë edhe gjashtë ndeshje për të luajtur

Related posts

Juventus, ja si ndryshon skema pas dëmtimit të Dybala

Q.Autor

Real Madridi gjen një zgjidhje për problemin e portugezit Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

“KEMI KALUAR NJË JAVË TË VËSHTIRË”/ Shehi tregon gjendjen te Tirana: E pamundur të luajnë me Teutën ata që…

Delo.autor

Leave a Comment