Sport Të tjera

WWE debuton në Arabi, por nuk lejon duelet e femrave

Sporti i WWE-së (world wrestling entertainment) do të debutojë edhe në Arabinë Saudite, ku më 27 prill do të zhvillohet një event i “Royal Rumble”. Një event historik që zhvillohet në Lindjen e Mesme, në qytetin e Jeddah, një bashkëpunim mes WWE-së dhe Mbretërisë së Bashkuara Arabe. Por sipas drejtuesve të këtij sporti, në këtë event do të marrin pjesë vetëm sportistët meshkujt dhe nuk do të lejohet asnjë duel për femra.

Mes sportistëve që do të duelojnë në këtë event të WWE-së janë legjendarët John Cena, Triple H, The Undertaker, Chris Jericho, Brock Lesnar dhe Roman Reigns, një aktivitet që parashikohet të jetë madhështor dhe fitimprurës për këtë sport dhe pjesëmarrësit. Gjithsesi, zhvillimi i këtij sporti në vendet arabe tregon se ato po i hapën gjithnjë e më shumë sporteve të rënda edhe pse nuk do të lejojë që femrat të ngjiten në ring.

Related posts

PASUESI I SETIEN, DY EMRA TEK BARCELONA! Por, drejtuesit mund të vendosin që tani

Delo.autor

CHELSEA-JUVENTUS/ Ja cili do të vendosë drejtësi në super sfidën e mbrëmjes…

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Sllovaki-Spanjë. Rezultati 0-5

Delo.autor

Leave a Comment