Bundesliga Futboll

Neuer në stërvitje, ky është detaji që u jep shpresë tifozëve gjermanë

Ky është hapi i radhës para rikthimit. Gazeta gjermane “BILD” ka shkrepur disa foto ekskluzive të Manuel Neuer duke u stërvitur në “Säbener Straße” në Mynih. Portieri kampion bote zhvilloi një seancë të plotë atletike në fushën e blertë, por e veçanta është se ai po vraponte për herë të parë me këpucë futbolli me taka!

Deri më tani ai kishte përdorur atlete normale për vrapim. Në një kohë që yjet e Bayern Munchen nisën udhëtimin e tyre drejt Seviljas, ku do të luajnë ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e Champions League, Neuer u shfaq rreth orës 11.15 në kampin bavarez për të nisur stërvitjen.

I kontaktuar nga “BILD”, gjiganti gjerman i portës thotë me krenari: “Kjo është hera e parë qysh pas dëmtimit që vrapoj me këpucë me taka”.

Stërvitja individuale zgjati rreth 30 minuta nën vëzhgimin e rreptë të përgatitësit atletik Thomas Wilhelmi. Pas gati një vit e gjysmë ky është një tjetër hap për Neuer drejt Botërorit, por edhe rikthimit në radhët e Bayern!

Në 18 shtator 2017 Neuer theu pësoi një frakturë në këmbë për të tretën herë dhe qysh nga data 27 mars ai është rikthyer të vrapojë në fusha të hapura. Por se cila do të jetë data e rikthimit të tij të plotë të fushë, kjo mbetet për t’u përcaktuar.

Pas fitores me goleadë të Bayern ndaj Borussia Dortmund (6-0) të shtunën, sfida e radhës është ajo ndaj Sevilla në Champions. Ndërkohë, Neuer ka ndezur motorët e rikthimit.

Related posts

BRISHTËSIA E “BLUVE”/ Tetë derbet që zbuluan limitet e Dinamos

Delo.autor

Reali refuzon ofertën e çmendur për Asension

Sadik.Autor

HOLANDË-NORVEGJI/ Van Gaal i beson treshes së sulmit Bergwijn-Depay-Danjuma (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment