Futboll Seria A

Si e nderojnë futbollistët e Fiorentinës Astorin pas vdekjes

Pavarësisht se po kalon një periudhë të vështirë pas vdekjes së lojtarit të saj, Fiorentina ka arritur grumbulluar rezultate pozitive në kampionat deri më tani.

“Kjo Fiorentinë është Davide. Po kalojmë një moment të vështirë, për atë çfarë ndodhi. Jemi të bashkuar çdo ditë e më shumë dhe kjo është kalaja jonë”- tha pas ndeshjes me Romën Giovanni Simeone. Argjentinasi shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 39-të ndërsa të parin e realizoi Marco Benassi në minutën e 7-të. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi që vjollcat kanë regjistruar që pas ndarjes nga jet të mbrojtësit, Davide Astori. Me këto rezultate të arritura, futbollistët e Fiores e kanë nderuar në mënyrën më të mirë të mundshme shokun e tyre të ndjerë.

Dy ndeshjet e radhës Fiore do t’i luajë në shtëpi, ndaj Spal dhe Lazios. Kjo e fundit do të jetë një ndeshje e komplikuar për vendasit përballë skuadrës ku aktivizohet portieri shqiptar, Thomas Strakosha. Më pas do të udhëtojë në kuadër të javës së 34-ët të Serie A ndaj Sassuolos dhe në javën e 35-të pret Napolin e Elseid Hysajt në shtëpi. /EDS/

Rezultatet e ndeshjeve të luajtura pas vdekjes së Davide Astorit

Fiorentina 1-0 Benevento (ndeshja e parë pas vdekjes së kapitenit)

Torino 1-2 Fiorentina

Fiorentina 2-0 Crotone

Udinese 0-2 Fiorentina (ndeshja që u shty për shkak të vdekjes së Davide dhe u luajt në mesjavë)

Roma 0-2 Fiorentina

Related posts

ANALIZA NË PREMIER/ 27 vite pa u shpallur kampion, ja pse Liverool është kampioni absolut

Delo.autor

ÇFARË FUTBOLLISTI/ BARÇA dhe REALI në garë për SUPER TALENTIN brazilian

Isa.Autor

25-VJEÇARI ADMIROHET NGA TUCHEL/ Sheiku i “Parisinëve” ka gati 20 milionë euro për yllin e Dortmund…

Delo.autor

Leave a Comment