Futboll La Liga Sport

Ylli i Chelsea dëshiron të transferohet në Bernabeu, e ndjek dhe PSG

Portieri i Chelsea-t, Thibaut Courtois dëshiron të luajë për Real Madridin, konfirmon “Le Parisien”. Portieri belg konsiderohet të jetë një nga portierët më të mirë në botë dhe po mendon të largohet nga “Stamford Bridge”, nga pamundësia e Chelsea-t për të konkuruar këtë sezon, si në Angli ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Le Parisien”, 25-vjeçari po ndiqet gjithashtu nga drejtuesit e Paris Saint-Germain, të cilët po kërkojnë të afrojë një portier, që garanton siguri. Kjo është arsyeja që shpjegon pse drejtori sportiv Antero Henrique u takua me belgun këtë sezon.

Courtois është i interesuar të ndryshojë ambient, por është më i joshur nga Real Madridi, nëse ai do të largohet nga Blutë. Ish-portieri i Atletico Madrid ka qenë i lidhur me një largim për një kohë dhe ai është ende në bisedime me Chelsea-n rreth marrëveshjes së tij të re. Ai dëshiron të paguhet aq sa yjet e ekipit dhe veçanërisht Eden Hazard.

Real Madrdi kanë qenë gjithashtu i lidhur me David De Gea, ndër të tjera dhe po kërkojnë të zëvendësojnë Keylor Navas.

Kohët e fundit Courtois ka deklaruar disa herë se do t’i pëlqente të kthehej në kryeqytetin e Spanjës, në Madrid dhe nëse do të vinte një ofertë nga Real Madridi ai nuk do të mendohej dy herë, edhe nëse drejtuesit e Paris Saint-Germain do t’i ofronin shumë më tepër në aspektin financiar.

Kampionët e Evropës janë klubi ideal për të arritur objektivat e tij dhe për më tepër Madridi është një qytet shumë i dashur për portierin 25-vjeçar. Aktualisht ai është fokusuar tek Chelsea, por si duket kampionët e Anglisë e kanë humbur garën për tu renditur në katër vendet e para, çka do t’u mundësonte atyre pjesëmarrjen në Champions dhe ky faktor mjafton që Courtois të mos pranojë të nënshkruajë një kontratë të re, por të largohet nga Londra.

Related posts

Tranferimi i Leno te Arsenal, tregon se çfarë i kishte thënë Mustafi para se të vinte

Sadik.Autor

Panucci e riktheu në Kombëtare/ Basha: Italia më kaliti për 12 vite, jam gati për…

Isa.Autor

SHQETËSOHET PËR VENDIMET E QEVERISË/ Presidenti i Milanit: Kështu po i hapim gropën futbollit

Delo.autor

Leave a Comment