Futboll Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Deschamps merr vendimin për Karim Benzeman

Karim Benzema nuk do të vesh fanellën e kombëtares franceze, të paktën deri në momentin që “timonin” e saj e drejton tekniku Didier Deschamps. Kjo ka qënë deklarata e fundit e trajnerit e fituesve të Kupës së Botës, i cili duke marr shkas nga intervistat e sulmuesit shprehet i bindur se bomberi i Realit nuk është i gatshëm për të mbrojtur atë fanellë.

Disa njerëz mund të japin fjalime që mund të kenë pasoja që shkojnë përtej çdo forme të të kuptuarit dhe unë kurrë nuk mund ta harroj këtë. Në atë moment mendova se një linjë ishte kaluar. Unë zgjedh lojtarët francezë, të gjithë janë francezë dhe kurrë nuk më ka ndodhur që të përzgjedhja dikë në bazë të ngjyrës apo fesë së tyre“.-u shpreh numri 1 i stolit të “Gjelave”.

Në këtë sezon, Benzema ka shënuar 10 gola në 24 ndeshje, duke qënë njeriu kyç në skuadrën e Realit. Megjithatë, 31-vjeçari nuk është paraqitur për Francën që nga viti 2015, pas skandalit seksual, ku ishte dhe futbollisti tjetër francez, Mathieu Valbuena.

Related posts

Inter-Crotone, zikaltrit duan një fitore për të larguar krizën

Q.Autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Wijnaldum: Gabime si në mbrojtje po ashtu edhe në sulm, në vështirësi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Formula 1 zgjeron kufijtë, garë qytetase edhe në Izrael

Delo.autor

Leave a Comment