Futboll Ligue 1 Sport

Mungon vetëm zyrtarizimi, PSG gjen trajnerin e ri

Thomas Tuchel së shpejti pritet të emërohet në stolin e PSG-së.
Duket se merr trajtë zyrtare emërimi i Thomas Tuchel në stolin e PSG, të paktën kështu raporton Canal Plus në Francë që më bindje të plotë anonçon se marrëveshja është zyrtarizuar, me teknikun 44-vjeçar që ka firmosur tashmë kontratën dy vjeçare me opsion shtyrjen me një vit me klubin e Parisit.

Për të bërë publike tratativën mungon vetëm konfirmimi zyrtar i klubit që pritet të bëhet pas finales së Kupës së Francës në datën 8 Maj.

Po siç informon Canal Plus Tuchel do të ketë dorë të lirë në çështjet e merkatos dhe në riformimin e strukturës së ekipit. Mesa duket ka nisur tashmë numërimi mbrapsht për atë që do të njihet si epoka e Thuchel tek klubi i Sheikut Al Khelaifi.

Automatikisht praktika Emery do të arkivohet me Paris Saint Germain që përgatitet të nisë një aventurë të re me gjermanin Thuchel në stol që ka nisur që tani nga puna për të riformatuar organikën për sezonin e ardhshëm.

Në objektivat e PSG mbetet prioritet titulli i Champions Leagues edhe pas dështimit të Emery në këtë drejtim, tashmë i takon ish teknikut të Borussias të bëjë hapin e madh drejt trofeut prestigjioz europian.

Tifoz i lojës së bukur Tuchel është një trajner shumë i kujdeshëm ndaj detajeve, gati gati prfeksionist e mbi të gjitha tek dieta e lojtarëve. Me prirje vegjetariane në kohën e Borussias së Dortmundit ai bëri që të zhdukeshin nga dieta ushqimore e futbollistëve pastat, picat, pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe cokollatat, transmeton “SS”.

Një personazh origjinal, i ndryshëm në prirje dhe në drejtim Tuchel tashmë pritet të sjellë revolucionin tek PSG.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ As Perezi e as Agnelli, ja kush e udhëhoqi krijimin e Superligës

F.autor

“DJALLI” PUSHTON KRYEQYTETIN/ 13 mijë tifozë kuqezi zbarkojnë në Romë, gati të shtyjnë Milan drejt titullit

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Bayerni firmos me Lucas Hernandez, ja shifra stratosferike

Delo.autor

Leave a Comment