Moto GP Sport

Zarco i dërgon mesazh rivalëve: Synoj podiumin në Austin

Johann Zarco ishte një nga protagonistët e çmimit të Madh të Argjentinës dhe këtë objektiv piloti e ka edhe në garën e Austin, për të qenë sërish protagonisit. Francezi dëshiron të luftojë edhe një herë për podiumin për të synuar fitoren e parë në Moto GP.

Piloti i skuadrës Tech 3 në një intervistë për faqen zyrtare të ekipit tha: “Është një pistë shumë e bukur, edhe pse fizikisht është e shumë e lodhshme dhe mendoj se është cirkuiti më teknik i sezonit, sepse ka 20 kthesa dhe nuk është e lehtë të garosh me shpejtësi.

Por pas podiumit të bukur në Argjentinë, jam ende shumë i kënaqur me ndjesitë që përjetova me motorin dhe shpresoj që të përjetoj të njëjtat ndjesi edhe në garën e ardhshme. Dëshiroj ta përgatis sa më mirë të jetë e mundur këtë çmim. Përse të mos mendojmë për fitoren tonë të parë? Dëshiroj të ëndërroj dhe ta jetoj në maksimum këtë sezon.”

Optimist për këtë sezon të ri është edhe drejtuesi kryesor i skuadrës, Herve Poncharal, i cili qëndron në të njëjtën linjë mendimi me Zarco, teksa deklaron: “Është e sigurtë që jemi larguar nga cirkuiti i Terman de Rio Hondo me një ndjesi jashtëzakonisht pozitive.

Mendoj se skuadra dhe mbi të gjitha pilotët kanë bërë një punë fantastike. Ai në Austin është një çmim ku do të na pëlqente të merrnim një rezultat të madh. Ne jemi gati për këtë.

Për Hafizh do të jetë sërish një mision i vështirë, ku duhet të zbulojë pistën, por ka shumë entuziazëm dhe adrenalinë, gjë që më jep besim se do të luftojë për pozicionet e ngjashme si në Argjentinë. Johan ka zhvilluar një garë shumë të mirë vitin e kaluar, ku luftoi ashpër me Cal Crutchlow. E dimë që ky nuk është cirkuiti më i lehtë për motorin ton, por në këto momente gjithçka funksionon më së miri për ne. Skuadra dhe pilotët janë optimist për garën e ardhshme.”

Related posts

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Myrto Uzuni: Ishte ndeshje speciale, kjo është forma ime më e mirë

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Shikoni si arriti Mahrez të depërtonte murin e PSG-së nga goditja e lirë (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania” para fillimit të derbit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment