Futboll Sport

Zhbllokohet shpejt takimi në Shkodër, Vllaznia ndëshkon Laçin

Minutë pas minute

7′ Gol Vllaznia

2’ Rreziku i parë në portën e Laçit, Lika godet nga jashtë zone, por topi mbi portë.

1′ Nis ndeshja në Shkodër.

Vllaznia do të luaj sot në “Loro Boriçi” një 90 minutësh tepër të vështirë kundër Laçit me synimin e vetëm për të dalë me 3 pikët. Shkodranët të cilët si në sezonin e kaluar ndodhen në fije të perit për të rënë nga kategoria, u duhet me patjetër fitorja për të mos u ndikuar nga rezultatet e sfidave të tjera.

Nga ana tjetër kjo do të jetë një nga mundësitë e fundit për Laçin për synuar kupat e Europës, pa patur parasysh atë që do të ndodh me Kupën. Një arsye tjetër për të mos humbur në Shkodër është se ekipi ka 4 ndeshje pa marrë 3 pikët, një ecuri mjaft negative.

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Tafili, Krymi, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj.

Trajner: Ernest Gjoka

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Klajdi Kola

Related posts

Zidane mendon për Juventusin, lë pushim Ronaldon

Sadik.Autor

E VEÇANTË/ Ka fituar Kupën e Botës dhe Europianin, “ylli” i futbollit shkruan HISTORINË

Isa.Autor

MILAN-LAZIO/ Mbyllet pjesa e parë, por shihni këto statistika të ‘çmendura’ (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment