Futboll Sport

Nis takimi në Durrës. Teuta luan sfidën e jetës, Kamza për të mos humbur

Në Durrës do të luhet sot një nga sfidat më vendimtare të kampionatit për sa i takon skuadrës e cila do të zbresë një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.

 

 

Teuta e drejtuar nga Begeja pret Kamzën në shtëpi me synimin e vetëm 3 pikët, pasi çdo rezultat tjetër do të komprometonte jashtëzakonisht pozitat e tyre. ‘Djemtë e Detit’ renditen të 9-t me 33 pikë, po aq sa Vllaznia e cila luan me Laçin.

Nga ana tjetër edhe Kamza ka udhëtuar me vetëm 1 objektiv, të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje. Një humbje për ekipin e drejtuar nga Ahmataj do të sillte një rrezik të madh pasi do ta çonte në vetëm 1 pikë diferencën me Teutën dhe Vllazninë.

Formacionet zyrtare

Teuta: Moçka, Gjorgievski, Hrkac, Hila, Hakaj, Beqja, Lajthia, Dedic, Çyrbja, Alhasan, Latif.

Trajner: Gentian Begeja

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Kuqi, Zguro, Rezi, Malaj, Arrabal, Mehmeti, Fukui, Plaku.

Trajner: Julian Ahmataj

Related posts

LËSHON AKUZA PËR TEKNIKUN CONTE/ Trajneri i Danimarkës: Nuk shfrytëzoi si duhet mesfushorin Eriksen

Delo.autor

Bayern ‘i vakët’, fiton minimalisht ndaj skuadrës së fundit në Bundesliga

Q.Autor

RUGANI KAPITEN I JUVENTUS/ “Tërbohen” tifozët bardhezi. Shikoni çfarë bëjnë në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment