Futboll Sport

Transferimi i Ronaldos, vjen një lajm i keq nga Juventusi

Zyrtarizimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi ka qenë normalisht lajmi më i bujshëm i kësaj merkato vere.
Tifozët juventinë mezi po presin prezantimin e portugezit në Torino ku ai do pozojë për herë të parë me fanellën bardhezi.

Megjithatë, lajmi i keq vjen sot nga klubi torinez që ka befasuar dhe zhgënjyer tifozët.

Për lojtarin më të mirë në botë nuk do ketë asnjë prezantim special. Thjesht, vizita mjekësore, firma dhe më pas konferenca për shtyp.

Kështu, “Juventus Stadium” do të jetë i mbyllur dhe nuk do të ketë prezantim para 40 mijë tifozëve.

Sipas medieve, ky vendim ka ardhur për të shmangur kaosin, teksa në Portugali flasin se ka qenë vetë CR7 që e ka kërkuar të mos jetë kaq e bujshme.

Ndërkohë, Juventusi ka menduar se duke e trajtuar si diçka normale do t’i bënte mirë edhe pjesës tjetër të skuadrës.

 

Related posts

Me Izraelin nuk luhet vetëm për prestigj, por edhe për më shumë se 1 milionë euro

Isa.Autor

DIKUR NË VARFËRI, SOT NË LUKS/ Rrëfehet Georgina Rodriguez: Ronaldo më ndryshoi jetën (FOTO)

Delo.autor

“TËRBIMI I TOKËS GJAKUN NA ZGJOI, LOTËT PËR…”/ Ja çfarë shkruhet në banderolën e tifozëve të Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment