Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 35-të. Të dielën e 4 majit Manchester United u turpërua në Londër, teksa ngecën Newcastle dhe Tottenham. Në 17:30 nisi dueli mes Chelsea dhe Liverpool, me këta të fundit që zyrtarisht janë shpallur kampion.
Në Londër, Brentford mposhti 4-3 Manchester United duke u dhënë leksion “Djajve të Kuq”. Djemtë e Amorim vinin nga një fitore 0-3 në Europa League kundër Bilbaos dhe nuk e prisnin këtë humbje, për më tepër duke kaluar të parët në epërsi me Mount pas 14 minutash lojë. Brentford përmbysi brenda pjesës së parë me autogolin e Shou dhe golin e Schade, ndërsa shënuan edhe dy gola të tjerë në fraksionin e dytë me Schade dhe Uissa. United më pas u kujtua të reagonte vonë dhe shkurtoi me Garnacho dhe Diallo për rezultatin final 4-3.
Barazim 1-1 mes West Ham dhe Tottenham. Spurs kaloi në epërsi me Odebert, ndërsa vendasit siguruan golin e barazimit me Bouen. Nga një pikë pas barazimit 1-1 ndanë edhe Brighton dhe Newcastle. Minteh shënoi për Brighton, ndërsa Isak barazoi për miqtë.
Premier League, raundi 35-të – E diel, 4 maj 2025:
Brentford 4-3 Manchester Unitet
Brighton 1-1 Newcastle
West Ham 1-1 Tottenham
17:30 Chelsea – Liverpool
