Futboll La Liga

Simeone, për sulmuesin e Atletico: Ai është një kafshë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka thurur lavde për paraqitjen e sulmuesit të skuadrës së tij Diego Costa, në fitoren 2-0 ndaj Sporting Lisbonë për çerekfinalet e Europa League.

Costa e nisi ndeshjen si titullar në krah të Antonie Griezmann dhe dha asistin për golin e dytë të shënuar nga francezi, pasi më parë kishte lënë gjurmë që në sekondën e 23-të duke i dhënë mundësinë Koke të shënonte golin e parë për “Los Colchoneros”.

“Kjo ishte paraqitja më e mirë e Costa, që kur ai është rikthyer në skuadrën tonë, – tha Simone, menjëherë pas ndeshjes. – Ai është një kafshë. Ai vrapon, u ushtron presion kundërshtarit gjatë gjithë lojës dhe është një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare.”

Related posts

“THE BEST AWARDS”/ Nderohet “i çmenduri” Bielsa, ja çmimi special për të (VIDEO)

Delo.autor

E pabesueshme: Unitedi përmbys Manchester Cityn në derbin anglez

Sadik.Autor

Chievo – Juventus/ Publikohen formacionet zyrtare, zbuloni nëse do të startoi RONALDO

Isa.Autor

Leave a Comment