Futboll Sport

ZYRTARE/ UEFA dënon Tiranën, nuk i jep fondin prej 215 mijë eurosh klubit bardheblu

Ashtu siç pritej, UEFA nuk ia ka akorduar ekipit të Tiranës, shumën prej 215 mijë eurosh, që përfiton çdo klub për pjesëmarrjen në turin e parë eliminator të Europa Ligës. UEFA ka marrë këtë vendim, pasi klubi kishte parregullsi në licensimin për të marrë pjesë në Kupat e Europës, siç thuhet në Rregullat e Licensimit dhe Fair Play financiar nga UEFA.

Përveç Tiranës, një dënim të tillë e kanë marrë edhe Vojvodina e Serbisë dhe Irtish nga Kazakistani, ndërsa Sioni është përjashtuar nga marrja pjesë sezonin tjetër në Europë.

Siç argumentohet në vendimin e UEFA-s, Tirana ka dështuar të përmbushë kërkesat e UEFA-s për dokumentacionin, dhe ka marrë licensën nga FSHF, jo në lidhje me Rregullat e Licensimit dhe Fair Playt Financiar, të vendosura nga institucioni qeverisës i futbollit europian. Përveç mos marrjes së 215 mijë eurove, Tirana gjobitet edhe me 3 mijë euro gjobë, për këto procedura. Kosto e këtyre procedurave duhet të paguhet në bankë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të apelohet në CAS brenda 10 ditëve që merret në dorëzim raporti.

Related posts

DUELI ME IZRAELIN/ Shulku tregon çelësin e suksesit: Ja pse grupi i PANUCCIT premton siguri

Isa.Autor

YLLI I LAZIOS PARALAJMËRON RIVALËT/ Milinkovic-Savic: Dy gjëra janë të sigurta në jetë…

Delo.autor

Bayern dyfishon shifrat Nurnbergut, Lewandowski shënon dopietën (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment