Bundesliga Futboll Sport

Bayern interesohet për mbrojtësin gjerman, e josh edhe një holandez

Sipas “Kicker” në Mynih po diskutojnë mundësinë për të nënshkruar me Hector, kështu që mesa duket ende nuk ka një marrëveshje. E ardhmja e tij është e paqartë, por Bayern është një mundësi reale. Ndërkohë, bavarezët vazhdojnë të jenë të interesuar për Omar Mascarell, i cili u përfol, se mund të bashkohet me Real Madridi, i cili ka një opsion të riblerjes nga Eintracht Frankfurt dhe më pas mund ta shesë.

E njëjta gjë vlen edhe për 18-vjeçarin holandez Matthijs de Ligt, i cili thuhet, se u rishikua nga PSV Eindhoven. De Ligt po ashtu kërkohet nga disa klube të tjera evropiane dhe Bayern po e monitoron. Deri tani opsioni më i besueshëm për kampionët e Gjermanisë është Jonas Hector, i cili është edhe pjesë e kombëtares. Në ditët në vijim sipas mediave gjermane pritet, që palët të nisin bisedimet. Ndërsa Juan Bernat, pritet të largohet, klubet e interesuara janë Atletico Madrid, por edhe Juventusi. Gjithashtu edhe Arturo Vidal mund të largohet pas interesit të madh nga Italia dhe Anglia.

Related posts

West Ham thellon krizën e Man United, thembra e Rashford s’mjafton, Mou pritet të…

Isa.Autor

FITUESI I KUPËS SË BOTËS/ Irritohet Griezman: Unë e meritoj që të jem në podiumin e “Topit të Artë”

Isa.Autor

Gianluigi Buffon: Ushtar në shërbim të Juventusit dhe Italisë

Q.Autor

Leave a Comment