Futboll Premier League Sport

​Johnston: “Liverpooli nuk mund ta humbasë Salahun si Coutinhon e Suarezin”

Johnston ka kërkuar nga Liverpooli që të luftojë me gjitha armët për ta mbajtur në “Anfield” Salahun.
Legjenda e Liverpoolit, Craig Johnston, ka thënë se ekipi i Jurgen Klopp nuk guxon ta humbasë golashënuesin më të mirë dhe sensacionin e Premierligës, Mohamed Salah, i cili lidhet me një kalim te Real Madridi.

Salah ka shkëlqyer këtë sezon duke thyer rekorde dhe duke rrëmbyer gjitha çmimet individuale në Premierligë. Ai ka shënuar 44 gola dhe në finale kundër Realit, do të tentojë të ndryshojë këtë shifër.

“Liverpooli duhet ta mbajë Salahun”, tha fillimisht 57 vjeçari. “Fillimisht humbën Luis Suarez, tani Philippe Coutinhon dhe aktualisht flitet për Mo Salah. Ai nuk mund të largohet, duhet të qëndrojë”.

“Shumë njerëz të Liverpoolit janë të dashuruar me atë njeri, burra, gra, fëmijë. Të gjithë e duam”, theksoi mes tjerash Johnston.

Related posts

RRIT PRESIONIN TEK LUFTËTARI/ Mezani: E meritonim atë pikë, kemi forcë për të bërë kthesën

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kukësi. Rezultati 1-2

Delo.autor

BARAZIMI I TRETË RADHAZI/ “Perla” e Nainggolan ndal Interin në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment