Futboll Shqipëri Sport

PREMIERA E SUPERLIGËS PREMTON SPEKTAKËL/ Kukësi e Partizani “PËRPLASEN” sot në Elbasan

Kukësi-Partizani është takimi hapës i edicionit 2019-2020 në Kategorinë Superiore.

Dy skuadrat që pak ditë më parë matën forcat në finalen e Superkupës së Shqipërisë do të zbresin sërish në fushën e “Elbasan Arena”, por këtë herë për llogari të javës së parë të kampionatit.

Takimi i programuar për të nisur ditën e sotme në orën 19:00 pritet të sjellë emocione të mëdha, ku spektakli është i garantuar. Si Partizani ashtu edhe Kukësi kanë bërë ndryshime të mëdha në skuadrat që sezonin e shkuar u shpallën kampion dhe nënkampionë të vendit.

Fitimi i titullit të Superkupës pikërisht ndaj Kukësit ka rritur optimizmin tek të kuqtë. Tekniku Lerda ka “fituar” një skuadër të uritur , e cila është gati për të bërë gjithçka. Vendosja në fushë, me një 3-5-2 të pastër e ka shndërruar italianin në një gjeni.

Nga ana tjetër, eksperienca e Shpëtim Duros besohet se e ka ringritur Kukësin. Ish-tekniku i të kuqve, por që sot kërkon vetëm 3 pikët, e njeh mjaft mirë skuadrën e tij. Ardhja e Kristal Abazaj shihet me pozitivitet të madh, por ish-ylli i Luftëtarit nuk pritet të gjej vend të paktën në formacionin startues të Kukësit.

Në të tilla kushte, dy teknikët pritet të “kopjojnë” formacionin e hedhur në finalen e Superkupës, me ndryshimin e vetëm se Lerda mund t’i besojë një fanellë titullari, Brian Broën.

Formacionet e mundshme:

Kukësi: Avdyli, Teqja, Musta, Maliqi, Kotobelli, Limaj, Et’hemi, Musolli, Rroca, Gavazaj, Shkurtaj

Partizani: Hoxha, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Mala, Telushi, Cordeiro, Mala, Asani, Brown

Related posts

Liga e Europës, Shqipëria nesër sfida gjysmëfinale ndaj Suedisë

Sadik.Autor

MILANI NË FESTË/ Leonardo i papërmbajtshëm, përgatit goditjen e dyfishtë

Isa.Autor

E FUNDIT/ Revolucion total te Barcelona, shkarkohet njeriu i sulmuar nga Messi!

Delo.autor

Leave a Comment