Futboll La Liga Sport

1 javë para lamtumirës, Andres Iniesta: Po bëhet gjithmonë e më e vështirë

Andres Iniesta ishte i përzgjedhur nga ‘BeIN Sports’ për të folur pas ndeshjes ndaj Levantes ku Barcelona pësoi humbjen e parë në kampionat. 34-vjeçari kurrsesi nuk mund të linte pa komentuar edhe lamtumirën e tij e cila do të vijë një javë më pas, në ndeshjen që katalanasit do të luajnë në ‘Cam Nou’ kundër Real Sociedad.

 

“Çdo herë që afrohet momenti, gjithçka bëhet më e vështirë. Do të përpiqem ta shijoj atë, njerëzit do të vijnë dhe të më thonë lamtumirë. Shpresoj se do të jetë një kujtim i bukur, pas kaq shumë kohësh bashkë”, – tha Andrés.

 

Lidhur me humbjen ndaj Levantes, Iniesta shtoi: “Deri në disavantazhin 2-1, ishte një rezultat krejtësisht i largueshëm. Pastaj, me thellimin e diferencës së golave, në pjesën e dytë, përmbysja u bë më e vështirë. Kemi të gjithë keqardhje, sepse ishim plotësisht në gjendje për ta arritur momentin historik, duke e mbyllur kampionatin pa asnjë humbje. Na ka lënë një shije të keqe kjo lojë, por të shohim përpara nga sfida e fundit, që ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë, sidomos para tifozëve tanë”.

Së fundi, ai kishte fjalë mirënjohjeje për mbështetjen e tifozëve valencianë të Levante-s: “Mirënjohës për njerëzit, siç them gjithmonë, për atë dashuri dhe respekt”!

Related posts

Mancini: Mendoj për Botërorin ‘Qatar 2022. Balotelli është lider!

Sadik.Autor

Chelsea dhe Bayern në garë për yllin e Dortmundit

Q.Autor

Ricciardo: Kontrata e ardhshme duhet të jetë e përkryer

Sadik.Autor

Leave a Comment