Basketball Sport Të tjera

Volejbollisti i kombëtares shqiptare firmos me kampionët e Francës

Volejbollisti më i mirë shqiptar, Gazmend Husaj, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin e Francës. Përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë sport, djaloshi nga qyteti i Pejës, pas disa viteve në elitën e volejbollit turk, përkatësisht në ekipin “Inegol bld”, vendosi të ndërrojë mjedis dhe tani e tutje do të veshë fanellën e kampionit të Francës, “Tours Vb”.

“Kontratën me Inegol bld” e kam mbaruar. Isha në bisedime me disa ekipe dhe si përfundim vendosa të nënshkruaj në Francë, me “Tours Vb”, që para një jave u shpall kampion i këtij vendi. Kushtet që më ofruan dhe garimi në garat europiane, në “Champions League”, më bënë që ta lë Turqinë për këtë ekip mjaft të mirë. Jam shumë i kënaqur dhe mezi pres që të filloj punën në një ambient të ri”, – thotë Husaj.

Volejbollisti shtoi se ekipi francez është jashtëzakonisht mirëorganizuar: “Ky ekip është një ndër më të organizuarit në Europë. Çdo vit luan edhe në garat europiane dhe pa dyshim është më i miri në Francë. Në këtë ekip do të luaj rolin e pranuesit, siç kam bërë gjithmonë. Shpresoj të jetë një sezon pa lëndime dhe pres shumë nga vetja ime. Dua ta ndihmoj ekipin tim të ri në arritjen e objektivave”.

Related posts

YLLI “MAGJIK” I FUNDJAVËS NGA KILI/ Sulmuesi “gjunjëzon” portierin me një gol nga mesfusha (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Italia mposht grekët, siguron matematikisht kualifikimin. Norvegjia shtang “La Roja”

Delo.autor

2 SFIDAT MIQËSORE ME KOSOVËN U-19/ Trajneri Neveil Dede tregon strategjinë e ekipit kombëtar

Delo.autor

Leave a Comment