Futboll Sport

10 transferimet më të goditura të sezonit

Çdo fundsezoni klubet bëjnë bilancin e asaj që kanë arritur dhe të gjërave që nuk kanë bërë si duhet. Një pikë shumë e rëndësishme mbetet merkato, lojtarët që janë shitur dhe sidomos lojtarët që janë blerë. Goal.com ka renditur 10 transfmerimet më të goditura të sezonit, të cilët ju ftojmë t’i mësoni më poshtë.

Dani Alves | Paris Saint-Germain – 35-vjeçari mërziti ish-trajnerin Pep Guardiola kur nuk kaloi te Man City por zgjodhi PSG, dhe ka treguar se është një aset për çdo skuadër pavarësisht moshës. Vendimtar në sezonin e skuadrës francize, ka ndihmuar edhe në përshtatjen e mirë të Neymar në qytet.

Kylian Mbappe | Paris Saint-Germain – Adoleshenti francez befasoi të gjithë kur zgjodhi të linte Monaco-në për Paris SG, por ka shkëlqyer po njëlloj në kryeqytet duke shënuar 13 gola shoqëruar me ndeshje të shkëlqyera. Priten gjëra të mëdha në vitet në vijim.

Niklas Sule | Bayern Munchen – “Ai do të bëhet lojtar i klasit botëror”, tha për të trajneri Jupp Heynckes, dhe nuk është se e ka tepruar. Sezoni i parë në Bavari ka qenë mjaft i mirë, ka luajtur edhe në mesfushë kur ka qenë nevoja dhe sidomos zënvedësoi mjaft mirë Boateng kur ai u dëmtua në Champions League.

Douglas Costa | Juventus – Vendimi i duhur për brazilianin të linte Mynihun për Torinon. Me atë që ka treguar në fushë juventinën do të kërkojnë ta blejnë përfundimisht pasi për momentin është vetëm i huazuar.

Milan Skriniar | Inter – Sllovakut iu desh vetëm një sezon te Sampdoria për të bindur Inter-in që ia vlente dhe 23-vjeçari e ka bërë të qartë që është një investim i sigurt për mbrojtjen. Mbetet për t’u parë nëse zikaltrit do të arrijnë të refuzojnë ofertat që me siguri do të vijnë.

Kyle Walker | Manchester City – Paratë nuk u kursyen për të marrë mbrojtësin nga Tottenham dhe ia kanë vlejtur. Ishte ndër lojtarët kyç në triumfin e skuadrës së Guardiola-s në kampionat.

Neymar | Paris Saint-Germain – 222 milionë € pagoi klubi francez për të, ndërsa debatet me trajnerin dhe shokët e skuadrës sikur e zbehën klasin e tij në fillim të sezonit. Por me 19 gola dhe 13 asist në vetëm 20 takime, askush nuk mund të thotë më gjë.

Ederson | Manchester City – Rëndësia e tij në portë është vendimtare. Guardiola nuk i kurseu paratë për brazilianin dhe deri tani i ka justifikuar të gjitha. U përshtat menjëherë me stilin e lojtës së trajnerit spanjoll.

James Rodriguez | Bayern Munchen – Kolumbiani u largua nga Real Madrid pas një situate të vështirë, por u shndërrua në lojtar të madh te Bayern. Me 7 gola dhe 11 asist në Mynih duket se Bayern nuk do të ngurrojë ta blejë përfundimisht pasi të përfundojë huazimi dyvjeçar.

Mohamed Salah | Liverpool – Ylli i padiskutueshëm i Premier League, me 43 gola në të gjitha kompeticionet ka qenë jetik në arritjen e Liverpool në finale e Champions League. Egjiptiani i ka dhënë pa dyshim përgjigjen më të mirë kritikëve që dyshonin tek ai pas aventurës së pafat te Chelsea.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E TRAJNERIT KOEMAN/ Juventus pranë marrëveshjes me sulmuesin e Barcelonës…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Liverpool-PSG: Zbulohen formacionet zyrtare të takimit (FOTO)

Isa.Autor

Antoine Griezmann bën histori me dygolëshin e tij në “Europa League”

Sadik.Autor

Leave a Comment