Champions League Futboll Sport

11 vite më parë, Makai i shënonte Realit golin më të shpejtë në Champions pas 10 sekondash (VIDEO)

Bajerni i Mynihut shpreson tek përmbysja e sotme në gjysmëfinalen e Champions League, ndaj Realit të Madridit, në një sfidë të vështirë që parashikohet për bavarezët në Santiago Bernabeu.

Por, 11 vite më parë, ishte Roi Makai, holandezi i Bajernit të Mynihut, që shënonte golin më të shpejtë në historinë e Champions League, pas 10.12 sekondash, pikërisht ndaj Realit të Madridit, në ndeshjen e sezonit 2007.

Ndeshja përfundonte me shifrat 2-1, dhe rezultat të përgjithshëm 4-4, me Bajernin që kualifikohej me më shumë gola në fushë kundërshtare. Një gol të tillë të shpejtë, dëshirojnë edhe sot bavarezët, që të shpresojnë në kualifikimin për në finalen e Kievit.

 

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, renditet mes 5 derbeve më të bukura të marsit

Delo.autor

SHPËRTHEN FESTA/ Zvicra kalon në avantazh, Xherdan Shaqiri shënon ndaj Serbisë

F.autor

SPEKTAKOLARE/ “TIFOZËT E XHAKËS” mahnisin me koreografinë, pamje “3D” në stadium (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment