Futboll Seria A Sport

Gatuzo “shpërblen” ekipin: Të mos mendojmë Juven, kemi mision Veronën

Me skuadrën që më në fund mund të shijojë dy ditë pushim (trajneri i dha lejen e shumëpërfolur), Gatuzo nuk përfiton për t’u ndalur teksa edhe dje ishte në “Milanello”. Pa organikën në dispozicion, ai ka ndaluar për të folur për mikrofonat e televizionit të klubit, për të cilët deklaroi: “Nga djemtë mora përgjigjen që prisja. Tri pikë ndaj Bolonjës nuk ishin edhe aq të sigurta, sidomos për gjendjen tonë psikologjike që stisi humbja ndaj Beneventos.

Në pjesën e parë patëm një ritëm të ulët, por megjithatë arritëm të marrim maksimumin nga dy rastet që patëm. Pengu im më i madh për ndeshjen e së dielës është fakti që u dhamë mundësi kundërshtarëve të riktheheshin në ndeshje duke mos shfrytëzuar mundësitë që krijuam”. Milanit i mungon kontributi i vijës së parë, megjithatë Rino po merr më të mirën nga mesfushorët që arrijnë të shënojnë me frekuencë disi më të lartë se kolegët e sulmit. Në lidhje më këtë temë, trajneri kuqezi tha:

“Nuk është një rastësi që Bonaventura është së bashku me Kutronen golashënuesi ynë më i mirë. Suso dhe Kutrone patën rastet për të thelluar rezultatin dhe mbyllur ndeshjen, por diçka gabuan në ekzekutimet e tyre. Edhe thjesht fakti që mbërrijmë përpara portës ka rëndësi, pasi është e vetmja mënyrë për të kuptuar se si mund t’i godasim efektivisht rivalët”. Milan-Verona është sfida që do të paraprijë finalen e Kupës. Gatuzo kërkon vëmendje dhe respekt ndaj sfidave duke i marrë njëra pas tjetrës. “Në takimin e fazës së parë Verona na shënoi tri herë. Stimujt nuk na mungojnë sepse duam të hakmerremi për mënyrën si na mundën, por edhe për nevoja renditjeje. Djemve u dhashë dy ditë pushim, të mërkurën i pres me bateri të karikuara dhe më gjendje shpirtërore më të mirë”.

Related posts

MOMENTI QESHARAK/ QENI hyn në fushë dhe “shkakton” faull, veprimi i lojtarëve është…

Isa.Autor

Edin Dzeko: Roma nuk është qingj kurbani

Sadik.Autor

I DYTI PËR GJUAJTJET DREJT PORTËS/ Bajrami nuk po ndalet, një tjetër klub i madh pas shqiptarit

Delo.autor

Leave a Comment