Futboll Seria A Sport

2 largime dhe 6 blerje, ja planet e Milan në merkato…

Nëse ka diçka që duan në shtëpinë e Milan në sezonin e ardhshëm është padyshim arritja e një vendi në Champions League. Qoftë për aspektin teknik, por mbi të gjitha për qëndrueshmërinë ekonomike të projektit të nisur nga Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli.

Lajmet e fundit që vijnë nga kuqezinjtë tregojnë për drejtuesit e Milan që po mendojnë si të formojnë një fond të kënaqshëm për të bërë një merkato me nivel të lartë, si ka ndodhur në verën e kaluar.

Objektivi është të bëhen gjashtë blerje, por për këtë duhet të bëhen dy largime të rëndësishme.

I pari në listën e atyre që do të shiten për të mbushur arkën është Gigio Donnarumma. Tjetri ende nuk është zbuluar, mund të jetë Romagnoli, Kalinic, Bonaventura ose Suso, por të shohin se cilët janë lojtarët që dëshiron Mirabelli për të forcuar ekipin e Gattuso…

EDIN DZEKO – 35 MILIONË EURO

Objektivi i parë i Milan është padyshim përforcimi i sulmit, pasi Gattuso ka qenë i qartë në atë që ka kërkuar: ai dëshiron një qendërsulmues me përvojë që të garantojë gola. Emri i parë në listën e kuqezinjve është ai i sulmuesit të Roma, Edin Dzeko, që në janar ishte pranë kalimit te Chelsea për 30 milionë euro. Tani verdhekuqtë kërkojnë 35 milionë euro, por Milan ka ende në pronësinë e tij Bacca, që ka rilindur në La Liga dhe mund ta përdorë si mjet shkëmbimi për të marrë Dzeko.

ARTURO VIDAL – 40 MILIONË EURO

Eshtë diçka më shumë se një ëndërr e kësaj vere. Situata e Arturo Vidal te Bayern Munich është shumë e qartë dhe bavarezët bazohen më shumë se Tolisso dhe ardhja e Goretzka ka mbyllur përfundimisht hapësirat për kilianin. Vidal është gati të rikthehet në Itali dhe Bayern është gati të pranojë 40 milionë euro, aq sa shpenzoi për ta marrë nga Juventus. Duket se Milan po mendohet dhe për momentin i vetmi problem është paga e lojtarit.

KEITA BALDE DIAO – 30 MILIONË EURO

Nuk mjafton vetëm një qendërsulmues për Milan. Edhe nëse Bonaventura qëndron te Milan dhe sipas Gattuso, Calhanoglu-Suso janë titullarë të paprekshëm, atëherë kuqezinjtë kanë nevojë edhe për një sulmues tjetër krahu, si alternativë e vlefshme për gjithë sezonin. Kuqezinjtë kanë folur me Jorge Mendes, që është bërë menaxheri i tyre i preferuar, duke u shkëputur me Raiola dhe kanë pasur kontakte me drejtorin teknik të Monaco, ku kanë kërkuar Balde Diao Keita. Ish-lojtari i Lazio nuk është ambientuar në Francë dhe kësisoj do të ishte gati të rikthehet në Itali.

MAROUANE FELLANI – KOSTO ZERO

Përvojë, fizik dhe cilësi. Gjithçka me parametër zero. Marouane Fellaini përbën një objektiv të rëndësishëm për merkaton e Milan që kanë nisur bisedimet me futbollistin belg, pasi kanë marrë “ok” nga Gattuso, sepse është e pamendueshme që Bonavertura dhe Kessie të luajnë të gjitha ndeshjet e sezonit, si ka ndodhur sivjet. Mendohet se nëse tyre i shtohet edhe Fellaini, atëherë do të jenë tre futbollistë për dy vende dhe vazhdimisht njëri prej tyre do të pushojë. Në këtë mënyrë, secili prej tyre do të luajë deri në 45 ndeshje.

PEPE REINA – KOSTO ZERO

Këtu marrëveshja është arritur: Milan do të nisë gjithçka ka Pepe Reina, që do të largohet nga Napoli pas disa vitesh të shkëlqyera. Në moment që Gigio Donnarumma do të largohet, kuqezinjtë e kanë të sigurt portën. Pikërisht afrimi i Pepe Reina tregon se Milan do të shesë Donnarumma te Real ose PSG për 70-75 milionë euro, duke krijuar fondin për blerjen e futbollistëve të lartpërmendur si Vidal dhe Dzeko.

IVAN STRINIC – KOSTO ZERO

Edhe në këtë rast marrëveshja është arritur dhe mbrojtësi i majtë do të vijë nga Sampdoria për të përforcuar prapavijën e Milan, ku i vetmi mëngjarash që mund të luajë në krah është Ricardo Rodriguez di tirare il fiato sulla corsia sinistra. E intanto ecco chi può lasciare il Milan per ottenere 100 milioni.

Related posts

SHKRUAN HISTORINË PAS BARAZIMIT/ Zidane vendos rekord asfiksues në “Camp Nou”

Delo.autor

TRE TITUJ PREMIER ME MANCHESTER CITY-N/ Guardiola falënderon dy rivalët: I vlerësoj më shumë. Këtë nuk e prisja

Delo.autor

E BUJSHME/ Patizani – Sheriff Tiraspol, dalin pamje të tjera që vërtetojnë se goli duhej anuluar (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment