Futboll Sport

ZYRTARE/ Roberto Mancini largohet nga Arabia Saudite

Roberto Mancini nuk është më trajneri i Arabisë Saudite në futboll. “Bordi Drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri i kombëtares Roberto Mancini arritën një marrëveshje të përbashkët e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies kontraktuale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mancini u emërua në këtë post në gusht të vitit 2023 dhe gjatë qëndrimit të tij, ai udhëhoqi ekipin në 18 ndeshje, me një rekord prej 7 fitoreve, 5 barazimeve dhe 6 humbjeve.

Siç raporton ‘Il Messaggero’, Mancini dhe bashkëpunëtorët e tij kanë marrë një shumë prej 15 deri në 20 milionë euro për të nënshkruar marrëveshjen e zgjidhjes së kontratës.

Një nga emrat që pëlqehet për të marrë drejtimin e përfaqësueses është Zinedin Zidan. Por federata ka kontaktuar edhe me argjentinasin Ramon Diaz dhe francezin Hervé Renard.

Related posts

“JEMI GATI PËR KAZAKISTANIN”/ Amir Abrashi: Humbjen me Lituaninë po e vuajmë akoma

Delo.autor

TERSI MADH/ Dëmtim në KAVILJE, një tjetër sulmues i BARÇËS në infermieri

Isa.Autor

LAMTUMIRA NGA LIVERPOOL/ Fernando Torres: Shumë gënjeshtra, doja të fitoja

Delo.autor

Leave a Comment