Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Legjenda e Real Madrid: Liverpool e kemi “bukë me djathë”

Real Madrid do të ndeshet me Liverpool në finalen e Champions League të Kievit më 26 maj.

Teksa Madrid është favorit për të fituar kompeticionin ku ka triumfuar në dy vitet e fundit, shumë analistë besojnë se potenciali sulmues i Liverpool, dhe sidomos Mohamed Salah, nuk do ta lejojnë Real-in të fitojë tre herë resht kompeticionin.

Por ky opinion nuk është i njëjtë me atë të presidentit të nderit madrilen Paco Gento, i cili ka zbuluar se ndeshja do të jetë shumë e lehtë për Real Madrid.

Gento ka fituar gjashtë tituj evropianë gjatë kohës kur luante në Bernabeu dhe tani ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen nëpërmjet AS.

“Të gjithë i presin me padurim këto ndeshje. Madrid nuk mund ta humbasë shansin për të fituar tri herë resht trofeun. Real e di rëndësinë e kësaj finaleje,” shprehet 84 vjeçari.

“Do të jetë shumë e lehtë, mendoj se Liverpool do ta kemi si bukë me djathë.”

Related posts

Në finale 314 ditë pas lindjes dhe 4 operacionesh, Serena Williams: Një mrekulli

Isa.Autor

Thirrja e trajnerit: Mos bini pre e provokimeve të Barçës

Q.Autor

E SHTRIRË…/ Georgina vjen me foto SENSUALE afër pemës së Krishtlindjes dhe ka një mesazh për të gjithë

F.autor

Leave a Comment