Futboll Sport

2 rroga mujore gjobë, masat te Vllaznia nisin nga futbollistët

Shkodra është ende e shokuar nga drama që i ndodhi skuadrës së saj të zemrës, Vllaznisë. Rënia nga Superiorja e skuadrës kuqeblu ka hidhëruar pa masë kryeqendrën e veriut, por ka narkuar me përgjegjësi të madhe drejtuesit e klubit të të gjitha niveleve, nga trajneri, administrator e deri te kryebashkiakja-presidente.

Sidoqoftë, masat kanë nisur nga futbollistët, të cilët kanë qenë të mirëpaguar për nivelet e Superiores në vendin tonë. Kështu, rënia nga Superiorja u ka kushtuar jo pak futbollistëve të Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë vendosur një gjobë të konsiderueshme financiare ndaj tyre.

Prej ditësh qarkullonin lajme se për lojtarët priteshin të merren masa. Sot është zbuluar shkresa drejtuar lojtarëve, e cili mban firmën e administratorit Astrit Gjyrezi. Nga sa mësohet, lojtarëve iu është vendosur një gjobë në shumën e 2 rrogave mujore.

Në shkresë bëhet e ditur se rënia nga kategoria ka shkaktuar një problem të madh moral dhe ekonomik, jo vetëm te klubi, por edhe te tifozët kuqeblu, të cilët me taksat e tyre janë investitorë “de facto” te skuadra e futbollit.

Related posts

MANCHESTER CITY NDRYSHON “LËKURË”/ Shikoni fanellat e reja të “qytetarëve” (VIDEO)

Delo.autor

RIVALITETI QË NUK VDES KURRË/ Dueli në distancë, MESSI mposht RONALDON (STATISTIKA)

Isa.Autor

NUK KISHTE ASNJË DYSHIM/ Top tenisi, golfi apo këpucë, Messi mund të xhonglojë gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment