Sport Të tjera

“KEMI HUMBUR NJË MIK TË MADH”/ Conor McGregor jep lajmin e trishtë, Jose Mourinho e ngushëllon

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Conor McGregor ka deklaruar se qeni i tij Hugo ka ngordhur. Irlandezi, ikonë e MMA-së, shprehet i trishtuar për këtë lajm. “Më është thyer zemra, pasi Hugo ka qenë me mua gjatë gjithë kohës, miku im më i ngushtë”, shkruan McGregor.

“Kemi qëndruar bashkë në shtrat, kemi vrapuar, ke qëndruar me fëmijët e mi, kemi bërë gjithçka. Faleminderit për gjithçka që ke dhënë gjatë kohës që ke qenë me mua dhe familjen time. Do të më mungosh përgjithnjë Hugo”, ka shkruar McGregor.

Pas këtij lajmi ka reaguar Jose Mourinho, që gjithashtu është një njeri shumë i dashur me qentë. “Ke humbur një mik të madh”, ka shkruar trajneri portugez i Roma, Jose Mourinho, që ka ngushëlluar irlandezin.

Related posts

FORMULA 1/ La Ferrarin, piloti i bashkohet Kadillakut: Projekt entuziazmues!

F.autor

E BUJSHME/ Pirlo kërcënohet me vdekje, Juventus projekton rikthimin e ish-trajnerit në stol

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Përmbysje spektakolare e Arbërisë, Drenica barazon në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment