Këto janë skuadrat që nuk kanë zbritur kurrë nga kampionatet më të rëndësishëm në botë, duke nisur me Interin në Itali. Skuadër e krijuar në vitin e largët 1908 dhe që prej asaj kohe nuk ka rënë asnjëherë në një kategori më poshtë.
Colo Colo – Është skuadra e parë kilene që ka arritur që të fitojë Kupën Libertadores në vitin 1991. Ekipi më i titulluar në Kili, 31 tituj të fituar në historinë e tij.
Boca Juniors – Është e vetmja skuadër argjentinase që nuk ka zbritur asnjëherë në një kategori më poshtë. Është pjesë e Superligës së Argjentinës që prej vitit 1913. Në historinë e tij ky klub ka fituar 32 kampionate në Argjentinë dhe 6 Kupa Libertadores.
Cruziero – Është e vetmja skuadër braziliane që ka bërë tripletën në futbollin e Brazilit. Në vitin 2003 ka fituar kampionatin brazilian, Kupën dhe kampionatin shtetëror.
Flamengo – Është skuadra më e ndjekur në Brazil me 35 milionë tifozë. Në historinë e saj ka fituar 33 herë titullin kampion dhe një herë Kupën Libertadores.
Santos – Emri i Santos-it është i lidhur me të madhin Pele, i cili ka debutuar me Peixe-n në vitin 1956 dhe ka luajtur deri në fund të vitit 1974. Në historinë e këtij klubi janë regjistruar 22 kampionate të fituar dhe 3 Kupa Libertadores.
San Paolo – I krijuar në vitin 1925, skuadra ekuadoriane ka fituar 14 herë kampionatin dhe dy herë ka arritur që të dalë në finalen e Kupës Libertadores.
Nacional – Është klubi më i famshëm në Uruguai, i krijuar në vitin 1899. Ka fituar 45 herë kampionatin, 3 herë Kupën Libertadores dhe 3 herë Kupën Interkontinentale.
Penarol – Klub i krijuar në vitin 1891. Ka fituar 45 herë kampionatin, 5 herë Kupën Libertadores dhe 3 herë Kupën Interkontinentale.
Aberdeen – I themeluar në vitin 1903. Arriti kulmin e tij në mesin e viteve 80 kur në pankinë u ul Alex Ferguson. Në historinë e tij klubi ka fituar 4 herë kampionatin.
Celtic – I pari klub britanik që ka fituar një Champions League në vitin 1967. Në historinë e tij ka fituar 47 herë kampionatin.
Ajax – Është skuadra më e titulluar e Holandës. Në historinë e saj ka fituar 33 kampionate, 18 Kupa dhe 8 Superkupa në holandë. Gjithashtu kanë akademinë më të mirë në botë.
Feyenoord – I themeluar në vitin 1908, ka fituar 15 kampionate, 1 Kupë Kampionësh dhe 1 Kupë Interkontinentale.
PSV Eindhoven – Me Hiddink në pankinë ata arritën që të bënin tripletën historike në vitin 1988. Kanë fituar 24 herë kampionatin dhe 1 Kupë Kampionësh.
Utrecht – I themeluar në vitin 1970. Ka fituar 3 herë Kupën e Holandës dhe njëherë Superkupën.
Besiktas – Është skuadra më antike në futbollin e Turqisë. E themeluar në vitin 1903, ka fituar 15 herë kampionatin, 9 herë Kupën e turqisë dhe 8 Superkupa të Turqisë.
Fenerbahce – Skuadra turke e formuar në vitin 1907 dhe në historinë e saj ka koleksionuar 19 herë titullin kampion, 6 herë Kupën e Turqisë dhe 9 Superkupa të Turqisë.
Galatasaray – Është skuadra më e titulluar në Turqi dhe e vetmja që ka fituar Kupën UEFA dhe Superkupën e Europës. Ndër të tjera, ka fituar 20 herë kampionatin, 17 herë Kupën e Turqisë dhe 15 herë Superkupën e Turqisë.
Olympiacos – Është skuadra më popullore në futbollin grek, por edhe më e titulluara. Ka fituar 44 herë kampionatin, 27 herë Kupën dhe 4 herë Superkupën e Greqisë.
Panathinaikos – I themeluar në vitin 1908. Në historinë e tij ka fituar 20 herë kampionatin grek, 18 herë Kupën dhe 3 Superkupa të Greqisë.
PAOK – I themeluar në vitin 1926. Ka fituar 2 herë kampionatin grek dhe sot arriti që të ngrerë lartë për herë të gjashtë trofeun e Kupës së Greqisë.
Benfica – Është skuadra portugeze më e titulluar, 36 herë kampione, 26 herë fituese e Kupës dhe 7 herë fituese e Kupës së Ligës. Ndërsa 6 herë ka qenë fituese e Superkupës së Portugalisë. Në historinë e vet ka arritur 7 herë në finalen e Champions League duke triumfuar vetëm dy herë.
Porto – Themeluar në vitin 1893 dhe është ekipi i dytë më i titulluar në Portugali. Në historinë e tij ka fituar 28 herë kampionatin, 20 herë Superkupën e Portugalisë, 2 herë Champions League dhe 2 herë Europa League.
Sporting Lisbona – I themeluar në vitin 1902, ka fituar 18 herë kampionatin, 16 herë Kupën e Portugalisë, 8 herë Superkupën dhe një herë Kupën e Kupave.
Athletic Bilbao – Është një nga formacionet më fitues në futbollin spanjoll. Në palmaresin e tij ka vetëm 8 kampionate, 23 Kupa Mbreti dhe 2 Superkupa të Spanjës.
Barcelona – Skuadra katalanase është një nga formacionet më të titulluar në botë. 25 herë kampionë të Spanjës, 30 Kupa të Spanjës, 12 Superkupa të Spanjës, 2 Kupa të Ligës dhe 5 Champions League, 4 herë mbajtëse e trofeut Kupa e Kupave dhe 4 herë mbajtëse e trofeut të Kupës së Botës. 5 herë fituese e Superkupës së Europës, 3 herë fituese e Kupës së Botës për Klube dhe 3 herë fituese e Kupës së Ekspozitës. Është e vetmja skuadër në Europë që ka marrë pjesë rregullisht në kompeticionet evropiane që prej sezonit 1955-56.
Real Madrid – Është skuadra më fituese në historinë e futbollit spanjoll. Ka fituar 33 herë kampionatin, 19 herë Kupën e Spanjës, 10 herë Superkupën e Ligës, 1 Kupë të Ligës, 2 Kupa UEGA, 3 Superkupa të Europës, 3 Kupa Interkontinentale dhe një Botëror për klube në FIFA. Ndër të tjera ka fituar më shumë Champions, 12.
Inter – Klub i themeluar në vitin 1908 dhe i vetmi ekip italian që nuk ka zbritur asnjëherë në Serie B. Është gjithashtu e vetmja skuadër italiane që ka fituar tripletën historike në vitin 2010. Në historinë e tij ka fituar 18 herë kampionatin, 7 herë Kupën e Italisë, 5 herë Superkupën e Italisë, 3 Champions League, 3 Kupa UEFA, 2 Kupa Interkontinentale dhe një Botëror për Klube.
Vllaznia – Është i vetmi klub në Shqipëri që nuk ka zbritur asnjëherë në një kategori më poshtë. Ka fituar 9 herë kampionatin shqiptar dhe 6 herë Kupën e Shqipërisë. Por, këtë vit duket se do të jetë si Hamburgu në rast se në tre javët e fundit nuk do të arrijë që të dalë nga vendi i parafundit në renditjen e Kategorisë Superiore. Të shohim këtë herë nëse ora do të ndalë edhe në Shkodër.