Futboll Sport

40 vjeç, por gjuan si 20! Shikoni supergolin e Drogba (VIDEO)

Didier Drogba mund të ketë mbërritur shumë pranë fundit të karrierës së tij si futbollist, por e sigurt është se sulmuesi veteran nuk i ka humbur instinktet me të cilat ka dominuar arenën evropiane për vite me radhë.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka realizuar këtë fundjavë një gol fantastik nga 36 metra në kategorinë e dytë të kampionatit amerikan, ku bën rolin e lojtarit-pronar me Phoenix. Ndërsa bëhej gati të godiste të gjithë menduan se do të ishte një pasim për shokët e skuadrës, por gjuajtja e tij përfundoi direkt e në portë pas shpinës së portierit kundërshtar, i cili nuk ishte në gjendje që të reagonte në kohë.

Në fakt në këto pozita janë ndjerë edhe portierë të tjerë në Premier League dhe Europë, kur pësonin prej ish-yllit të Chelsea-t. Jo më kot është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez dhe ka fituar edhe një trofe të Champions League në vitin 2012.

Related posts

“ME ANGLINË MUND TË SHKRUAJMË HISTORINË NË “KATAR 2022″/ Bomberi Cikalleshi: Ka ardhur koha që të ndryshoj…

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Gjermania zgjedh pasuesin e Flick, zyrtarizimi në orët e ardhshme

F.autor

DEKLARON SE PRET TË BËJË DETYRAT E TIJ/ Gatusso kritikon “Bomberin”: Piatek të mos shohë vetëm “oborrin” e vet…

Delo.autor

Leave a Comment