Futboll Sport

Teuta shkërmoq Skënderbeun dhe tani buzëqesh, fiton edhe Laçi

Teuta zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Korçë duke mposhtur me rezultatin e thellë 3-1 Skënderbeun të saposhpallur kampion të Shqipërisë. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për “Djemtë e Detit”, që tani kanë hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës. Diferenca me Vllazninë është pesë pikë kur kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë. Gentian Begeja e nisi ndeshjen me formacionin më të mirë, në ndryshim nga trajneri Daja, që preferoi të aktivizojë të rinjtë, që zhgënjyen. Miqtë janë më kërkues duke sulmuar rrezikshëm me anë të Dediç dhe kapitenit Çyrbja, por pa problem për Teqjan. Vendasit rastin më të mirën e kanë pas 20’ minutash lojë me Sambou që provon nga jashtë zonës, por Moçka grushton. Teuta e kërkon me insistim golin, por nuk janë efikas përpara portës. Kur u mbush gjysmë ore lojë Gripshi ‘kërcënon’ ish-skuadrën me një aksion personal, por në fund nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Në rastin e parë të rrezikshëm bregdetarët kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit Shkalla, që ktheu në gol krosin e ardhur në zonë pas një goditje këndi 2’ minuta para fundit.

Edhe në pjesën e dytë miqtë luajnë më mirë, teksa kapiteni Arbër Çyrbja dyfishoi shifrat duke shënuar një gol të shkëlqyer. Pas një inkursion personal, shijakasi fitoi duelin me mbrojtësit e Skënderbeut dhe i vetëm përball portierit Teqja nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë (58’). Në avantazh të dyfishtë gjithçka bëhet edhe më e lehtë për bregdetarët, që pas 9’ minutash shënojnë edhe golin e tretë me anë të Latif. Afrikani pasi merr një top nga Çyrbja afrohet drejt zonës dhe nga një pozicion i favorshëm mposht lehtësisht portierin duke shënuar golin e shtatë në kampionat me Teutën. Në disavantazh Skënderbeu sulmon me të gjitha forcat në kërkim të golit të nderit, por miqtë mbrohen mirë. Soue ka dy raste mjaft të mirë për të shënuar, por shpërdoron, gjithsesin pak para fundit afrikani nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë gol Soue shkon në kuotën e 20 rrjetave aq sa Sindrit Guri në krye.

Skënderbeu-Teuta 1-3

Shënues: Soue 89’/ Shkalla 43′, Çyrbja 58’, Latif 67’

Skënderbeu: Teqja, Dita, Sambou, Osmani, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Vila, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

Teuta: Moçka, Gjiorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hrkac, Hila, Dedic, Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Laçi-Lushnja 3-1

Shënues: Shtubina 37’, Reginaldo 76’ 11-m, 78’/

Laçi: Selmani, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Bushi, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Lushnja: Bejte, Magani, Korreshi, Marku, Mone,  Taullau, Gava, Alushi, Branica, Papa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Laçi nuk e pati të vështirë në shtëpi kundër Lushnjes, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 3-1. Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në pjesën e parë me mesfushorin shkodran Shtubina, i cili mposhti portierin Bejta. Në të dytën gjithçka është me e lehtë për vendasit fal një Reginaldo në super formë që shënoi dy gola brenda dy minutash (76’, 78’). Fillimisht afrikani mposhti portierin nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas tundi rrjetën pas një aksioni. Lushnjarët e shënojnë golin e nderit pak para fundit me anë të futbollistit Mone (82’). Me këtë rezultat kurbinasit shpresojnë te pjesëmarrja në Europa League, edicionin e ardhshëm, pasi qëndrojnë në vend të pestë me 50 pikë, aq sa Partizani i katërit por që ka golaverazh më të mirë.

Related posts

SIGUROI NJË BILETË HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Berat Gjimshiti cilësohet tek Atalanta si…

Delo.autor

DEKLARATA BOMBË/ Bufon “thumbon” Juventusin: Sezonin e shkuar, titullin e meritoi…

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Eibar. Rezultati 5-0

Delo.autor

Leave a Comment