Futboll La Liga Sport

Ylli i Inter-it del hapur: Dua transferimin tek Reali i Madrid-it

Mesfushori i Interit Borja Valero ka një dëshirë: Të mbyll karrierën tek Reali i Madrid-it.

Në një intervistë që spanjolli dha për “Radios Marca”, ai zbuloi se kthimi tek Real Madrid do të ishte një ëndërr e vërtetë për të.

“Kthimi tek Reali i Madridit do të ishte një ëndërr, por në të ardhmen do të doja të luaja në çdo ekip spanjoll”. -tha Valero.

Mesfushori iu bashkua gjigantëve të Interit nga Fiorentina gjatë verës së kaluar për një shumë prej 5 milionë eurosh. Ai ka bërë mirë për zikaltërit që nga bashkimi me ta, duke u paraqitur 36 herë në Serie A dhe shënuar dy herë.

Related posts

SKENARI I FRIKSHËM/ Skuadrat e vendit të 5-të dhe të 6-të në La Liga ëndërrojnë Champions-in

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT 6 DITË PARA VDEKJES SË TRAJNERIT/ Messi zhvilloi takim me Vilanovën, ja çfarë u diskutua

Delo.autor

LAZIO PARASHIKON “KUQEZINJTË”/ Milinkovic-Savic buzëqesh pas 90 ditësh

Isa.Autor

Leave a Comment