Futboll Kombëtarja Sport

“Arkitekti” i fitores me Izraelin/ De Biazi në Tiranë, por shtyn vizitën me Kombëtaren

Sot ka mbërritur në Shqipëri për të qenë afër Kombëtares në ndeshjen ndaj Izraelit ish-trajneri kuqezi, Xhani De Biazi. Ky i fundit pritej që gjatë së mërkurës pasdite të bënte një vizitë edhe në rezidencën e Kombëtares në Durrës, por në momentet e fundit ndryshoi axhendën.

Sipas të gjitha gjasave, takimi i De Biazit me trajnerin Panuçi dhe futbollistët do të bëhet sot në stërvitjen e fundit në stadium, në prag të takimit me Izraelin. De Biazi ka se çfarë t’u thotë lojtarëve që ka drejtuar, e për më tepër Panuçit, pasi e ka thyer Izraelin 0-3 në eliminatoret e fundit.

Si për ironi, Panuçi i zuri vendin menjëherë pas asaj fitoreje të thellë të kuqezinjve në transfertë, nga ku De Biazi dha dorëheqjen. Nesër kuqezinjtë do të luajnë me Izraelin për Ligën e Kombeve.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Udinese. Rezultati 3-2

Delo.autor

MBYLLET SFIDA PËR 5 SEKONDA/ Shënohet “knock-out” më i shpejtë në historië e UFC (VIDEO)

Delo.autor

PSG tundon Cristiano Ronaldon, i ofron rrogë të barabartë me Messin

Sadik.Autor

Leave a Comment