Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK MBAROJNË PROBLEMET PËR FLAMURTARIN/ Klubi vlonjat duhet të shlyejë borxhet ndaj Dajës. Rrezikojnë të…

Nuk kanë fund problemet për Flamurtarin, teksa tani duhet të përballen me probleme të së kaluarës, teksa Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve i ka kërkuar vlonjatëve të zbatojnë vendimin e gjyqit.

Trajneri Ilir Daja, i cili e drejtoi këtë skuadër gjatë sezonit 2018- 2019, depozitoi në Federatën Shqiptare të Futbollin një kërkesë-padi për pagat e pamarra nga ajo periudhë dhe bëhet fjalë për një shumë që shkon në rreth 80 mijë euro.

Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale të gazetës “Panorama Sport” pranë FSHF-së. Praktikisht, trajneri kryeqytetas, që tani drejton Partizanin, i bie që të mos jetë paguar gati për gjithë sezonin që qëndroi në Vlorë. Ai e drejtoi me sukses Flamurtarin, pavarësisht problemeve që pati klubi edhe në atë kohë.

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve i ka kërkuar Flamurtarit të shlyhen të gjitha borxhet, pasi në të kundërt sigurisht që do të ketë penalitete për klubin kuqezi.

Related posts

“TË QENDROJMË ME KËMBË NË TOKË”/ Flet mbrojtësi Goxha: 10 javë pa humbje s’janë rastësi…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Islanda, kombëtarja që vlen sa… Berat Gjimshiti

F.autor

“LUAJMË DHE RINDËRTOJMË SË BASHKU”/ Miqësorja e yjeve, publikohen çmimet e biletave

Delo.autor

Leave a Comment