Futboll Sport

72-vjeçari shkodran mes lotësh shpërthen ndaj lojtarëve të Vllaznisë: Të fitojnë ose të vdesin këto 3 ndeshje

Tifozët shkodranë janë ato që po e ndjejnë më shumë këtë situatë të vështirë të Vllaznisë. E njëri prej tyre është edhe këpucari shkodran Shaban Piranej. 72-vjeçari shpërthen ndaj lojtarëve të Vllaznisë, duke kërkuar maksimumin e tyre në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

“Unë Vllazninë e ndjeku që kur kam qenë 10-vjeç. Kjo që po i ndodh skuadrës është një katastrofë e madhe. Nuk më dhimben futbollistët, por më shumë Shkodër Locja dhe tifozët e saj, sepse janë tifoza të mrekullueshëm. I kemi ndjekur në çdo ndeshje, madje edhe me bukë thatë. Me biçikleta në shi dhe borë.”- thotë fillimisht ai.

Më pas shton: “Për mua, ato lojtarë nuk kanë shpirt asnjëri, sepse ata është dashur të vdesin në ndeshjen ndaj Kamzës dhe të fitonin. Mesa di unë, rrogat i marrin, atëherë cila është arsyeja që nuk lozin? Të diskutohet Vllaznia për të rënë nga kategoria? Atëherë më mirë hapu tokë dhe na fut brenda. Futbollistëve nuk ia fali kurrë këtë që kanë bërë me Kamzën. Emri i Vllaznisë është i shenjtë dhe ato futbollistë të jenë krenarë që lozin me fanellën e Vllaznisë.”

Në fund, Piranej ka edhe një thirrje për lojtarët e Vllaznisë: “Vitin tjetër, Vllaznia mbush 100-vjetorin dhe është turp të na gjejë në kategorinë e parë. Nqs kanë gjak shkodrani, këto tre ndeshje duhet ti fitojnë ose të vdesin.”

Related posts

NË 299 NDESHJE TË ZHVILLUARA/ Premier League drejt rekordit historik, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Goli fantastik i Solomon, “Demat” zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

NGA DEBUTIMI NË CHAMPIONS TEK PËRFUNDIMI SI HIDRAULIK/ Historia e pabesueshme e ish-lojtrarit të Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment