Futboll La Liga Sport

Katër emergjencat e Lopetegui: Nga Ronaldo tek Neymari

Dymbëdhjetë ditë pas boshllëkut të mbetur nga Zidane, Real Madrid e mbuloi atë hendek duke shkaktuar një tërmet në Krasnodar. Julen Lopetegui përballet me një të ardhme të afërt me ekipin kombëtar, por në të njëjtën kohë ai duhet të ndërmarrë një planifikim afatshkurtër të asaj që do të jetë harta e tij në klubin e “Los Blancos”: krijimi i skuadrës, afrime, largime, puna ekipore… Për këtë arsye, Julen Lopetegui trajton katër emergjenca: Cristiano, Neymar, Bale dhe porta.

Rasti i Cristiano. Ndajnë të njëjtin agjent, portugezin Jorge Mendes. Ky emërues i përbashkët mund të rrëzojë distancën midis klubit dhe lojtarit. Që nga finalja e Cardiffit në 2017, Cristiano pret një përmirësim të kontratës që nuk vjen. Dhe vetëm pas fitimit të trofeut të trembëdhjetë të Champions ai deklaroi: “Ishte shumë e bukur që të luaja në Madrid, në ditët e ardhshme unë do të flas…”. Për momentin, ende nuk shprehet vetë. “Cristiano duhet të vazhdojë po ose po”, ishte gjëja e fundit që Zidane tha për portugezin para largimit nga Madridi. Tani Julen ka një çështje të nxehtë. Për më tepër, kur në maj, trajneri i tanishëm spanjoll foli për Messin: “Ai është lojtari më i mirë që kam njohur ndonjëherë në histori”.

Neymar. Interesante, kur Julen Lopetegui ishte përgjegjës për skautët ndërkombëtarë në Madrid në vitin 2008, ai erdhi komunikoi me Neymar kur ishte 15 vjeç dhe e solli atë në Valdebebas. Në fund Santos, e mbrojti atë. Tani Florentino nuk e fsheh dot dëshirën e tij për të nënshkruar me brazilianin.

Bale. Në finale të Kievit, ata e pyetën nëse duhet të luajë Isco para Bale: “Unë jam trajner dhe kjo është një pyetje për trajnerin e Real Madridit”. Epo, tani duhet të vendosni. Uellsiani lëshoi një tjetër bombë pas finales ndaj Liverpool-it: “Unë kam nevojë të luaj çdo fundjavë, unë kam për t’u ulur me përfaqësuesin tim për të folur”. Isco është për Lopetegui çfarë ishte Benzema për Zidane.

Porta. Lopetegui duhej të udhëhiqte me maturi trazicionin në portën e kombëtares spanjolle me ndihmën e Iker Casillas. Ai ‘vuri’ bast për De Gea, që nga dita e parë, që ai e pa rritjen në U-21. Ai është gjithashtu portieri i preferuar i Florentino Perez për të hyrë në portën e Madridit që nga viti 2015. Trajneri i ri i “Los Blancos” duhet të marrë një vendim me Keylor Navas, i cili pa Zidane është i pambrojtur…

Related posts

E BUJSHME/ Kepa+30 milionë euro, Chelsea ofertë të “çmendur” për portierin e njohur!

Delo.autor

Botërori i Rusisë, kreu i FIFA-s takon Putinin dhe jep lajmin e madh

Sadik.Autor

DO TË RINOVOJË KONTRATËN ME PSG-NË? Flet mamaja e Rabiot: Ja si qëndron e vërteta

Delo.autor

Leave a Comment