Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË JAVË E TMERRSHME PËR GJYQTARËT/ Gafa në katër ndeshje, arbitrat ndikojnë në rezultat. Mungojnë…

Një javë e tmerrshme për arbitrat, me gabime në katër nga pesë ndeshjet e luajtura. Në total mungojnë katër penallti dhe një karton i kuq, me Flamurtarin, Skënderbeun, Bylisin dhe Partizanin që ndihen të vjedhur.

Veçanërisht vendimet e kryesorëve Orlando Kuka, Kreshnik Bajramaj dhe Kridens Meta kanë ndikuar jo pak në rezultate, ndërsa gabimet e Hamitit në Gjirokastër janë të papërfillshme prej rezultatit 0-3 për Tiranën.

PARTIZANI-KUKËSI 0-0

Gjyqtarë: K.Meta (kryesor), D.Myftari dhe A.Mahmuti (anësorë), A.Koçi dhe K.Kola (pas portave), N.Bregasi (i katërt);

Takimi u gjykua me 6 arbitra, me kryesor Kridens Metën. Rrocës i është falur kartoni i kuq në dy raste.

Në minutën e 32-të i falet kartoni i dytë i verdhë, pasi dora e mesfushorit të Kukësit godet fytyrën e Melos. Në të 62- ën Rroca mund të merrte të kuq direkt për ndërhyrjen ndaj portierit Hoxha me gju në fytyrë gjatë rënies.

Ndërsa në minutën e 85- të, arbitrat habisin me mosdhënien e një faulli të ashpër të Obanorit ndaj Malës. Kryesori Meta dhe anësori Myftari gabojnë në këtë rast.

Ndërsa në minutën e 15-të, edhe Brojës së Partizanit iu fal një karton i verdhë i merituar pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Rrocës. Në këtë takim Partizanit iu anulua gol në minutën e 85-të, por vendimi i anësorit ishte i drejtë, sepse Çinari ishte më i avancuar se Teqja.

FLAMURTARI-SKËNDERBEU 1-1

Gjyqtarë: O.Kuka (Tiranë), O.Grabova (Fier), A.Shkreta (Tiranë);

36′ Zeqaj godet me bërryl në fytyrë Gripshin në një duel afër zonës. Anësori Grabova nuk e sinjalizon kryesorin për një rast që minimalisht duhej dhënë faull për Skënderbeun dhe mbrojtësi i Flamurtarit duhej ndëshkuar me karton të verdhë.

41′ Pas shërbimit të Ribajt në zonë, është Hoxhaj që devijon topin dhe Sukaj më pas shënon. Krijohet përshtypja se sulmuesi është më i avancuar dhe duhej anuluar goli për pozicion të parregullt, por pamjet filmike tregojnë se në momentin e devijimit të topit nga Hoxhaj, Sukaj është në një vijë me Pollozhanin, që ishte lojtari i fundit.

65′ Pollozhani rrëzon Sukajn brenda zonës pas pengimit që i bën në këmbën e djathtë, por gjyqtari Kuka e konsideron simulim dhe ndëshkon me karton të verdhë sulmuesin. Pamjet filmime e nxjerrin blof arbitrin kryesor, i cili duhej të kishte akorduar penallti për Flamurtarin dhe të ndëshkonte me karton të verdhë Pollozhanin.

83‘ Haruni mban nga fanella brenda zonës Bregun, i cili humbet ekuilibrin dhe rrëzohet duke mos e goditur dot topin. Penallti, por Kuka nuk e sheh, duke ia mohuar Skënderbeut.

LUFTËTARI-TIRANA 0-3

Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çokaj (Lezhë), E.Burgu (Fushë-Krujë);

tirana luftetari

Në minutën e 25-të gjyqtari Hamiti nxjerr me të kuq Prikasin dhe jep penallti për Tiranën. Vendim i drejtë, pasi greku i Luftëtarit prek topin me dorë që po shkonte në rrjetë.

Që në minutën e 3-të kemi një duel të Isufit dhe Ngosë, teksa të dy lojtarët rrëzohen, por arbitrat vazhdojnë lojën.

Në minutën e 33-të, Vyent shtyhet nga Çelhaka në kufijtë e zonës, gjyqtari vazhdon lojën. Këtu gabon, pasi duhej dhënë faull për Luftëtarin.

Në minutën e 53-të, Isufi pengon Torasën në zonë, por për gjyqtarin nuk ka penallti. Madje, Hamiti e ndëshkon për simulim argjentinasin, por pamjet filmike tregojnë se duhet të akordohej penallti për Tiranën.

BYLISI-TEUTA 0-0

Gjyqtarë: K.Bajramaj, D.Rexha, D.Agaraj (Tiranë);

Mungon një penallti për Bylisin në minutën e 22-të. Murataj ka topin në zotërim në zonën durrsake dhe në hyrje të saj, Arapi fillimisht e mban me duar e pastaj e tërheq prej fanelle, por gjyqtari Bajramaj nuk e konsideron faull.

Ndërsa në minutën e 88-të, Murataj në hyrje të zonës nga e majta e sulmit ballshiot, kroson, por dora e Todorovskit ndal topin. Gjyqtari vazhdon lojën, duke marrë një vendim të drejtë, pasi ishte një prekje e pavullnetshme me dorën e ngjitur me trupin. Bajramaj nxori dy herë kartonin e kuq, duke marrë vendime të drejta.

Fillimisht për Peposhin në minutën e 61-të, që ndali Vecajn gjatë një kundërsulmi. Ky ishte i verdhi i dytë për lojtarin.

Ndërsa në minutën e 90-të, Todorovski u ndëshkua me të kuq pas pengimit të Qardakut, i cili fitoi duelin e shpejtësisë dhe po shkonte i vetëm drejt portës.

LAÇI-VLLAZNIA 3-0

Gjyqtarë: Filip Farrugia, Paul Apap, Ivan Galea (Maltë);

Laçi-Vllaznia u gjykua nga arbitra maltezë. Në të 60-ën pati dyshimte të forta se goli i Lushkjes nisi nga pozicioni jashtë loje i Tekos. Por jo, pasi pamjet filmike dëshmuan se kur Nuabueze i dha topin, braziliani mbahej në lojë nga Malota i Vllaznisë

Related posts

Plas sherri pas ndeshjes, menaxheri Bierhof kapet me trajnerin e Suedisë (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Kriza “largon” Ronaldon nga Juventusi, ja ku pritet të transferohet portugezi

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Interi prezanton transfertën më të fundit, ja emri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment