Futboll Sport

Abazaj: Meritat i kemi marrë unë dhe Bregu, por ka një lojtar më të mirë se ne te Luftëtari

Kristal Abazaj, i ftuar në Rubrika Sportive, flet për sezonin që luajti këtë vit me Luftëtarin, dhe për gjithçka që ka kaluar këtë edicion.

Patët një moment jo të mirë sot në Lushnjë?

Po, sot rrezikoja shumë. Pata një ndërhyrje jo normale, por mbeti aty dhe e harruam. Falë Zotit, ia hodhëm paq.

Jeni i kënaqur nga ky sezon?

Shpresoj t’i kem marrë të gjitha nga ky sezon. E mira do ishte ta çoja deri në fund me Luftëtarin, por do vazhdojmë diku tjetër.

E nisët jo mirë, por e mbyllët të tretët. E kishit menduar ndonjëherë?

Ky është një sezon më i mirë se vjet. Nuk e kishim menduar që nga fillimi që do ishim në Europë. Fazën e parë kishim 5 pikë në 9 ndeshje, ishim më të rrezikuarit të binim, bashkë me Lushnjën. Me ndërrimin e trajnerit, morëm një hov tjetër.

Merkato e janarit

Lojtarët e Luftëtarit kanë qenë aty, por edhe disa të rinj sollën një frymë të re.

Flitet shumë për Bregun dhe Abazajn, por ka edhe të tjerë…

E ka treguar dhe fusha, që është Rroca, një nga lojtarët më të mirë në kampionat. Ndoshta edhe më i mirë se unë dhe Bregu, por dëmtimet nuk e kanë lënë. Ne kemi marë meritat, por ai ka dhënë asistet. Ne funksionojmë si miq, si vëllezër. Kjo ka qenë arma jonë më e fortë.

Related posts

JUVENTUS/ Mamaja e Ronaldos bën përgënjeshtrimin e bujshëm: Nuk është e vërtetë që…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Real-PSG, shkëmbim “kokë më kokë” mes “yjeve” 

Sadik.Autor

Vijon kaosi me Vllazninë B, lojtarët në shenjë proteste nuk stërviten

Sadik.Autor

Leave a Comment