Futboll Seria A Sport

NAINGOLAN RIKTHEHET ME GOL/ Inter leksione Genoas (VIDEO)

 

Interi vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionat teksa mposhti Xhenoan në shtëpi me rezultatin 5-0. Dopieta e Galjardinit dhe golat e Politanos, Zhoao Marios dhe Naingolanit i siguruan zikaltërve fitoren e 7-të radhazi në kampionat.

 

45391911_506632483184963_6605179060047839232_n

 

Spaleti la në stol sfidën e sotme kapitenin Ikardi, teksa në majë të sulmit ishte Lautaro Martinez. Pavarësisht se u aktivizua 90 minuta 21-vjeçari nuk arriti të shënonte në këtë përballje.

 

Në pjesën e dytë pati disa minuta edhe për Naingolan, i cili mesa duket është rikuperuar pas dëmtimit në sfidën ndaj PSV-së. Vetëm pak minuta i kanë mjaftuar mesfushorit belg për të gjetur rrugën e rrjetës.

Me fitoren e sotme, Interi u ngjit në kuotën e 25 pikëve.  Sfidën e radhës në kampionat skuadra e Spaletit do e luajë në transfertë ndaj Atalantës. Kujtojmë që në datën 6 nëntor zikaltërit do të luajnë sfidën e kthimit ndaj Barcelonës, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

 

Related posts

PAS DËMTIMIT NË MIQËSOREN ME KATARIN/ Ja 3 kandidatët për të zëvendësuar Neymarin tek Brazili

Delo.autor

E zbulon trajneri i Argjentinës, Ikardi është gati për aventurën e re

Q.Autor

ALCACER DHURON SPEKTAKËL/ Dortmund shënon edhe golin e dytë Monakos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment