Futboll Sport

SULMUESI BIND TRAJNERIN SHEHI/ Kamerunasi drejt firmës, priten edhe 2 mesfushorë

Fitorja me Partizanin, përpos të gjithave që ndodhën, rezultoi një sukses i rëndësishëm në kampin bardhekuq. Ekipi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin, por ndeshja e parë nxori në pah edhe domosdoshmërinë e Skënderbeut për afrime të tjera, me qëllim që ekipi të jetë sa më i kompletuar dhe trajneri Orges Shehi të ketë mundësi zgjedhjeje. Ajo që u pa gjatë ndeshjes, por që u evidentua nga Shehi në fund të saj, ishte mungesa e alternativave.

Vetëm Bruno Lulaj ishte lojtari i stolit me garanci për të hyrë në fushë, ndërsa të tjerët të gjithë të rinj që nuk mund t’u besosh shumë në momente delikate. Mungesa e Bakari Nimagës dhe Ardit Hoxhajt si të dëmtuar është një tjetër shkak, por natyrisht edhe afrimet duhet të vijnë sa më shpejt. Për këtë duket se Shehi ka filluar të lëvizë dhe ditën e sotme pritet që të ketë një takim mes palëve për të vendosur të ardhmen e sulmuesit kamerunas, Janik Makota, i cili prej dy javësh është në provë. “Panorama Sport” mëson se 26-vjeçari ka bindur trajnerin Shehi dhe tashmë klubi do t’i ofrojë një kontratë. Makota është një lojtar që mund të luajë në qendër të sulmit ose edhe si sulmues i dytë. Ndërkohë, përveç Makotës që pritet të firmosë, klubi shpreson që të ketë të gatshëm sa më shpejt edhe qendërsulmuesin nga Mali, Saliu Guindo, i cili një javë më parë nënshkroi për tre vite.

Mesfusha – Largimi i Emiljano Vilës ka sjellë emergjencë në radhët e korçarëve, që do të duhet të hyjnë menjëherë në merkato për të siguruar shërbimet e një mesfushori. Vetë trajneri Shehi mësohet se i ka kërkuar presidentit Takaj jo një, por dy afrime në këtë repart. Natyrisht kërkohen lojtarë që do të risin nivelin e lojtarëve në mesin e fushës dhe mbi të gjitha konkurrencën në ekip. Burime pranë klubit bëjnë me dije se ka qenë vetë trajneri, ai që ka kërkuar me ngulm që të afrohen edhe dy mesfushorë, lojtarë të cilët Skënderbeu po punon që t’i ketë në ekip shumë shpejt. Fillimisht u fol për bisedime të avancuara me mesfushorin shkodran, Ardit Krymi, por duket se gjithçka është zbehur, pasi Vllaznia nuk e lëshon lojtarin.

Related posts

KUJTON TRIUMFIN E BOTËRORIT 2006 ME ITALINË/ Marcelo Lippi: Si u treguam të pasmet gjermanëve para fitores

Delo.autor

U KËRCËNUAN FAMILJARISHT/ Emery vendos të ardhmen e dyshes së Arsenal

Delo.autor

VIDEO/ Gjermania fitore jo bindëse para Kupës së Botës, shkëlqen Neuer

Sadik.Autor

Leave a Comment