Futboll La Liga Sport

Agjenti i Jordi Alba-s “thumbon” Barcelonën

Agjenti i Jordi Alba-s pretendon se mbrojtësi i majtë ka 18 muaj që pret të fillojnë negociatat me Barcelona-n për një rinovim të premtuar të kontratës.

Spanjolli ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare më 2015, ku përfshihet edhe një klauzolë lirimi 150 mln euro.

Përfaqësuesi i tij, Vicent Fores, thotë se klubi nuk e ka mbajtur fjalën për një rinovim të 29-vjeçarit.

“Raul Sanllehi (ish-drejtori sportiv) ishte akoma në klub dhe na tha të mos merakosemi pasi do të na telefonojnë për të rinovuar. Por jemi akoma në pritje. Kanë kaluar një vit e gjysmë tashmë.

“Nuk kuptojmë asgjë, mbase është normale për Barça-n por ose nuk janë të lumtur me paraqitjet e tij ose nuk e di se çfarë të them…

“Atij i kanë mbetur edhe dy vite kontratë dhe do të shohim se çfarë do të bëhet, por ne jemi të qetë.”

Related posts

JO MË “BIG 6″/ Anglinë e dominojnë… të vegjlit, Manchester United turpërohet në “Old Trafford” (RENDITJA)

Delo.autor

GËZOHEN BRAZILIANËT/ Neymar kthehet në Paris, ecurinë e riaftësimit…

Sadik.Autor

U tha se vdiq nga infarkti, prokuroria nis hetimin për vrasje. Çfarë ndodhi me kapitenin Astori?

Q.Autor

Leave a Comment