Futboll Seria A Sport

Agjenti i Sarrit paralajmëron Chelsea: Paguaj klauzolën e lirimit, 8 milionë euro

Përfaqësuesi i Maurizio Sarri i ka thënë klubit të Chelsea se do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit, prej 8 milionë eurosh, nëse e do trajnerin italian në “Stamford Bridge”. Siç u zbulua nga “Goal”, Chelsea ka marrë kontakt me Sarrin, kur po peshonte kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Antonio Conte, me ish-trajnerin e Empolit që e udhëhoqi Napolin drejt vendit të dytë në tri sezonet e Seria A.

59-vjeçari, i cili ka një klauzolë lirimi prej 8 milionë euro në kontratën aktuale, ka zhvilluar bisedime me presidentin Aurelio De Laurentiis, lidhur me të ardhmen e tij. Gjigandët rusë të Zenit thuhet se ofrojnë 4 milionë euro në sezon për ta joshur Sarrin, pas largimit të Roberto Mancini, ndërsa duket se italiani është rreshtuar edhe si zëvendësim për Mauricio Pochettino, nëse argjentinasi duhet të largohet nga Tottenham.

De Laurentiis, gjithashtu, ka lënë të kuptohet se Sarri mund të jetë në rrugën e largimit nga Seria A, pasi tha se “koha ka mbaruar”, ndërsa komentet e vetë trajnerit, pas ndeshjes së fundit të sezonit, gjithashtu, duket se sugjerojnë se së shpejti do të largohet.

Megjithatë, agjenti i Sarrit, Alessandro Pellegrini, ka insistuar se nuk ka pasur oferta për trajnerin e Napolit, duke këmbëngulur se çdo palë e interesuar do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit prej 8 milionë eurosh. “Ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë nga Chelsea, Tottenham, Milan apo Zenit, – tha Pellegrini për “Sport Express”. – A mundet të largohet Sarri? Për një klub që do ta emërojë trajner, duhet të paguajë klauzolën e lirimit prej 8 milionë eurosh”.

Related posts

Batha “ndez motorët” në Greqi, pret përgjgje nga Panucci

Sadik.Autor

Di Francesco shpërfill Salah dhe provokon me deklaratën e tij

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Everton refuzon 30 milionë eurot e PSG për mesfushorin

Delo.autor

Leave a Comment